Çfarë thotë Bibla në lidhje me dinosaurët? A përmenden dinosaurët në Bibël?




Pyetje: Çfarë thotë Bibla në lidhje me dinosaurët? A përmenden dinosaurët në Bibël?

Përgjigje:
Çështja e dinosaurve është pjesë e një debati të vazhdueshëm brenda komunitetit të Krishter që lidhet edhe me moshën e tokës, interpretimin e duhur të Zanafillës dhe interpretimin e provave fizike rreth e rrotull nesh. Ata që besojne se toka ka një moshë më të vjetër, bien dakord se Bibla nuk i përmend dinosaurët, sepse sipas paradigmës së tyre, dinosaurët u zhdukën miliona vite para se njeru i parë të ecte mbi tokë. Njerëzit që e kanë shkruar Biblën nuk mund të kenë parë ndonjëherë dinosaur.

Ata që besojnë se toka ka një moshë në të re, bien dakord se Bibla i përmend dinosaurët, por nuk e përmend fjalën “dinosaur”. Në vend të kësaj përdoret fjala tanniyin. Fjala Tanniyin është përkthyer në disa mënyra të ndryshme në Biblat Anglisht; ndonjëhere është përkthyer “përbindësh deti”, ndonjëherë “gjarpër”. Shumicën e rasteve është përkthyer “dragua”. Tanniyn-ët duket se kanë qenë disa lloje rrëshqanorësh gjigandë. Këto krijesa janë përmendur afërsisht tridhjet herë në Testamentin e Vjetër dhe kanë jetuar në tokë dhe në det.

Përveç këtyre rrëshqanorëve gjigandë që përmenden rreth tridhjet herë në Testamentin e Vjetër, Bibla përshkruan edhe disa krijesa të tjera në një mënyrë të tillë që studiuesit besojnë se ata që i kanë shkruar këto gjëra ishin duke përshkruar dinosaurët. Behemothi, thuhet se ka qenë krijesa më e madhe nga të gjitha krijesat e tjera që ka bërë Perëndia, një gjigand bishti i të cilit është sa një kedër (Jobi 40:15). Disa studiues janë munduar ta identifikojë Behemothin me elefandin ose hipopotamin. Disa të tjerë theksojnë se elefantet dhe hipopotamët kanë një bisht shumë të hollë, asgjë nuk mund të krahasohet me një pemë kedri. Dinosaurët, ashtu si edhe Brachiosaurët dhe Diplodokusët nga ana tjetër, kanë pasur bishta gjidandë të cilët mund të krahasohen me një pemë kedri.

Pothujse çdo qytetërim antik ka nxjerrë një lloj arti për vizatimin e krjesave gjigande rreshqanore. Petroglifet, artifaktet dhe madje figurat e vogla prej bali të zbuluara ne Amerikën e Veriut, u përngjajnë përshkrimeve moderne të dinosaurve. Gafikat nëpër shkëmbinjtë në Amerikën e Veriut tregojnë njerëz të hipur mbi krijesa të ngjashme me Diplodokusin dhe në mënyrë të mahnitshme, vizatime të krijesave te ngjashme me Triceratopsin, Pterodactilin dhe Tiranosaurus Reks.

Përveç fakteve të shumta antropike dhe historike për bashkë-ekzistencën e dinosauit me njeriun, ka edhe prova të tjera fizike, siç janë gjurmët e fosilizuara të njerzve dhe dinosaurve të zbuluara afër njëra-tjetrës në Amerikën e Veriut dhe në Azinë Perëndimore-Qendrore.

A ka pra dinosaur në Bibël? Kjo çështje nuk është kaq e thjeshtë. Varet nga mënyra se si i interpretoni provat e mundshme dhe se çfarë pikëpamjesh keni për botën rreth e rrotull jush. Ne këtu, në GotQuestions.org, besojmë në teorinë e tokës në moshë të re dhe e pranojmë faktin se dinosaurët dhe njëerëzit kanë ekzistuar sëbashku. Ne besojmë se dinosaurët janë zhdukur në një kohë të caktuar para Përmbytjes për shkak të disa zhvendosjeve dramatike të mjedisit si dhe gjuetisë së vazhdueshme të njeriut.



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip



Çfarë thotë Bibla në lidhje me dinosaurët? A përmenden dinosaurët në Bibël?