A është Jezusi Zot? A e ka shpallur ndonjëherë Jezusi veten Zot?




Pyetje: A është Jezusi Zot? A e ka shpallur ndonjëherë Jezusi veten Zot?

Përgjigje:
Jezusi në Bibël asnjëherë nuk ka thënë saktësisht fjalët: “Unë jam Zot”. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se Ai asnjëherë nuk e ka shpallur se Ai është Zot. Të marrin si shembull fjalët e Jezusit tek Gjoni 10:30: “Unë dhe Ati jemi një”. Në pamje të parë, kjo nuk duket si një shpallje se Ai ishte Zot. Megjithatë, shikoni reagimin e Judenjve kundrejt kësaj thënie: “Judenjtë u përgjigjën duke thënë: ``Ne nuk të vrasim me gurë për asnjë vepër të mirë, po për blasfemi, dhe sepse ti, duke qenë njeri, e bën veten Perëndi''. (Gjoni 10:33). Judenjtë e kuptuan thënien e Jezusit si një shpallje që Ai ishte Zot. Në vargjet në vazhdim Jezusi nuk i korrigjoi asnjëherë Judenjtë duke thënë: “Unë nuk thashë që jam Zot”. Kjo do të thotë se Jezusi me të vërtetë po thoshte se ishte Zot duke deklaruar: “Unë dhe Ati jemi një” (Gjoni 10:30). Gjoni 8:58 është një shembull tjetër. Jezusi deklaroi: “Në të vërtetë, në të vërtetë unë po ju them: para se të kishte lindur Abrahami, unë jam''. Dhe përsëri, si kundërpërgjigje, Judenjtë morën gurë për ta qëlluar Jezusin (Gjoni 8:59). Pse Judenjtë donin ta qëllonin Jezusin me gurë, nëse Ai nuk kishte thënë diçka që ata besonin se ishte blasfemi, dmth, një pretendim për të qenë Zot?

Tek Gjoni 1:1 thuhet se: “Fjala ishte Perëndi”. Tek Gjoni 1:14 thuhet se: “Fjala u bë mish.” Kjo tregon qartë se Jezusi është Zoti në mish. Tek Veprat e Apostujve 20:28 na thuhet: “... ju ka vënë ju kujdestarë që të kullotni kishën e Perëndisë, të cilën ai e ka fituar me gjakun e tij”. Kush e ka fituar Kishën me gjakun e Tij? Jezus Krishti. Tek Veprat 20:28 thuhet se Zoti e ka blerë kishën me gjakun e Tij. Kjo tregon se, Jezusi është Zot!

Një nga dishepujt e Tij, Thomai iu drejtua Jezusit: “Zoti im dhe Perëndia im” (Gjoni 20:28). Jezusi nuk e korrigjon atë. Titit 2:13 na inkurajon që të presim për ardhjen e Zotit dhe Shpëtimtarit tonë – Jezus Krisht (shiko tek 2 Pjetrit 1:1). Tek Hebrenjve 1:8, Ati deklaron për Jezusin, “ndërsa për të Birin thotë: ``Froni yt, o Perëndi është në shekuj të shekujve; skeptri i mbretërisë sate është skeptër drejtësie”.

Në librin e Zbulesës, një engjëll e mëson Apostullin Gjon të adhurojë vetëm Perëndinë (Zbulesa 19:10). Shumë herë gjatë Shkrimeve shohim se Jezusi e pranoi adhurimin (Mateu 2:11; 14:33; 28:9,17; Luka 24:52; Gjoni 9:38). Ai asnjëherë nuk i qortoi njerëzit që e adhuronin Atë. Nëse Jezusi nuk ishte Zot, Ai do t’ju thoshte njerëzve të mos e adhuronin atë, ashtu siç bëri engjëlli tek libri i Zbulesës. Ka edhe shumë vargje dhe pasazhe të tjera në Shkimet që tregojnë për hyjninë e Jezusit.

Arsyeja më e rëndësishme që Jezusi duhet të jetë me patjetër Zot është se nëse Ai nuk do të ishte Zot, vdekja e Tij nuk do të kishte qenë e mjaftueshme për të shlyer dënimin e mëkatit për të gjithë botën (1 Gjonit 2:2). Vetëm Zoti do të mund të paguante një dënim kaq të pamasë. Vetëm Zoti mund të merrte mbi vete mëkatet e botës (2 Korintasve 5:21), të vdiste dhe të ringjallej – duke dalë fitimtar mbi mëkatin dhe vdekjen.



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip



A është Jezusi Zot? A e ka shpallur ndonjëherë Jezusi veten Zot?