Masturbimi – a është mëkat sipas Biblës?




Pyetje: Masturbimi – a është mëkat sipas Biblës?

Përgjigje:
Bibla nuk e përmend ne mënyrë të veçantë masturbimin, ose të thotë nësë masturbimi është mëkat apo jo. Fakti që Bibla nuk e përmend masturbimin nuk do të thotë se është i drejtë. Bibla na thotë se duhet të shmangim madje edhe çdo imoralitetit seksual në dukje (Efesianëve 5:3). Nuk besoj se masturbimi e kalon këtë test. Ndonjëherë një test i mirë për të kuptuar nëse diçka është mëkat ose jo, është të mendosh nëse do të ishe krenar t’ju tregoje të tjerëve atë që sapo ke bërë. Nëse është diçka nga e cila do të ndiheshe i turpëruar, në rast se të tjerët do ta mernin vesh, ka të ngjarë që të jetë mëkat. Një tjetër test i mirë është të mendojmë nëse jemi të vendosu t’i kërkojmë Perëndisë sinqerisht dhe me ndërgjegje të pastër, që ta bekojë këtë aktivitet të veçantë për qëllimet e Tij të mira. Nuk mendoj se masturbimin mund ta kualifikojmë si diçka për të cilën mund të jemi “krenarë” ose për të cilën mund ta falenderojmë Zotin me gjithë zemër.

Bibla na mëson: “Pra, nëse hani, nëse pini, nëse bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha t'i bëni për lavdinë e Perëndisë” (1 Korintasve 10:31). Nëse nuk jemi të sigurt për diçka, a i jep lavdi Perëndisë apo jo, atëhere është më mirë të heqim dorë prej asaj gjëje. Ka me patjetër vend për dyshim për sa i takon masturbimit. “ ... çdo gjë që nuk bëhet me besim, është mëkat” (Romakëve 14:23). Nuk e kuptoj se si, sipas Biblës, masturbimi të mund të konsiderohet si diçka që i jep lavdi Perëndisë. Për më tepër, nuk duhet të harrojmë se trupat tanë dhe shpirtrat tanë, janë shpëtuar dhe i përkasin Perëndisë. “Çfarë? A nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë që është në ju, të cilin e keni nga Perëndia, dhe se nuk i përkitni vetvetes? Sepse u bletë me një çmim! Përlëvdoni Perëndinë, pra, në trupin tuaj dhe në frymën tuaj, që i përkasin Perëndisë” (1 Korintasve 6:19,20). Kjo e vërtetë e madhe duhet të reflektohet në atë që bëjmë me trupat tanë dhe se ku shkojmë me trupat tanë. Kështu pra, duke marrë për bazë këto principe, do të thoja përfundimisht se masturbimi është mëkat sipas Biblës. Nuk besoj se masturbimi është diçka që e kënaq Zotin, shmang imoralitetin, ose e kalon testin e pronësisë që Zoti ka mbi trupat tanë.



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip



Masturbimi – a është mëkat sipas Biblës?