Pyetje
Cfarë është blasfemia kundër Frymës së Shenjtë?
Përgjigjia
Koncepti I “blasfemisë kundër Frymës” është përmendur në Marku 3:22-30 dhe tek Mateu 12:22-32. Termi blasfemi mund të përaktohet në mënyrë të përgjithshme si “defiant irreverence.” Termi mund të aplikohet tek këto mëkate si duke mallkuar Zotin apo vullnetshëm të dergradojmë gjëra lidhur me Zotin. Është gjithashtu një atribut i keq kundrejt Zotit, apo ti mohosh Atij disa gjëra të mira që ne duhet t’ia atribuojmë Atij. Ky rast blasfemie , gjithsesi, është specifik, I quajtur “blasfemi kundër Frymës së Shenjtë” në Mateu 12:31. Në Mateu 12:31-32, Farisenjtë, edhe pse ishin deshmitarë të provave të pakundërshtueshme sepse Jezusi po punonte mrekulli nën fuqinë e Frymës së Shenjtë, shpallen në vënd të kësaj se Zoti ishte pushtuar nga një demon I quajtur “Belzebub” (Mateu 12:24). Tani ver re se ne Marku 3:30 Jezusi është shprehur në mënyrë shumë specifike për cfarë ata kryen “blasfemi kundër Frymës së Shenjtë.”
Blasfemia ka te bejë me dikë që akuzon Krishtin si një person që është pushtuar nga një demon në vend të nje personi të mbushur me Frymë. Si rezultat, pikërisht ky rast I rastësishëm blasfemie kundër Frymës së Shenjtë nuk mund të dublohet sot. Jezus Krishti nuk është në tokë- Ai është I ulur në të djathtë të Perëndisë. Asnjë nuk mund të dëshmojë për Jezus Krishtin duke performuar një mrekulli dhe me pas t’ia atriboje ketë fuqi Satanit në vënd të Frymës. Shëmbulli më I përafërt sot do të ishte t’ia atribojë mrekullinë e një personi jeta e të cilit është e shpenguar dhe e ndryshuar drejt fuqisë së Satanit në vend të efektit të frymës së Shenjtë që ndodhet brenda besimtarit.
Blasfemia e Frymës sot, e cila është njësoj , një mëkat I pafalshëm, është qëndrimi I një sjelljeje mosbesuese. Nuk ka asnjë falje për atë që vdes në mosbesim. Refuzim i vazhdueshëm I promovimit të Frymës së Shenjtë për të besuarit në Jezus Krishtin është blasfemi e pafalshme kundër Atij.
Kujto se cfarë është shkruar në Gjon 2:16: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.” Duke vazhduar në të njëjtin kapitull është vargu” Kush beson në Birin ka jetë të përjetshme, kurse kush nuk i bindet Birit nuk do të shohë jetë, por zemërimi i Perëndisë qëndron mbi të.” (Gjoni 3:36). I vetmi kusht ku dikush nuk do të kishte falje do të ishte në qoftë se ai nuk do të ishte mes “Kushdo që beson në Të,” sepse është ai që “refuzon Birin”.
English
Cfarë është blasfemia kundër Frymës së Shenjtë?