settings icon
share icon
Pyetje

Çfarë është një i Krishterë?

Përgjigjia


Fjalori Webster e përkufizon një të Krishterë si “një person që shpall besimin e tij tek Jezusi si Krishti, ose tek feja që bazohet në mësimet e Jezusit.” Ky është një fillim i mirë për të kuptuar se çfarë është një i Krishterë, por si çdo përkufizim i ngurtë, nuk arrin të komunikojë plotësisht të vërtetën biblike të të qenit i Krishterë.

Fjala i Krishterë është përdorur tri herë në Testamentin e Ri (Veprat 11:26; Veprat 26:28, 1Pjetrit 4:16). Ndjekësit e Jezus Krishtit u quajtën për herë të parë “të Krishterë” në Antiok (Veprat 11:26) për shkak se sjellja e tyre, veprimtaria dhe të folurit ishin si të Krishtit. Për herë të parë u përdor nga njerëzit e pashpëtuar të Antiokit si një lloj nofke përbuzëse dhe tallëse për të Krishterët. Fjalë për fjalë do të thoshte “t’i përkisje partisë së Krishtit” ose “të ishe një ithtar ose ndjekës i Krishtit,” që është pak a shumë përkufizimi që i jep kësaj fjale Fjalori Webster.

Për fat të keq me kalimin e kohës, fjala “I Krishterë” ka humbur një pjesë të domethënies së saj dhe shpesh përdoret për të përcaktuar një njeri religjoz ose me vlera të larta morale, në vend që të përdoret për të përcaktuar një ndjekës të vërtetë dhe të rilindur të Jezus Krishtit. Ka shumë njerëz që edhe pse nuk besojnë tek Jezusi e quajnë veten të Krishterë, thjesht sepse shkojnë në kishë ose sepse jetojnë në një komb “të Krishterë”. Por, të shkosh në kishë, t’ju shpërbesh atyre që janë më pak fatlum ose të jesh njeri i mirë, nuk të bën të Krishterë. Ashtu si ka thënë njëherë edhe një ungjilltar: “ Të shkuarit në kishë nuk të bën të Krishterë, ashtu si të shkuarit në një garazh nuk të bën automobil.” Të jesh anëtar në një kishë, të ndjekësh shërbesat rregullisht dhe të jepesh pas punës në kishë nuk mund të të bëjë të Krishterë.

Bibla na mëson se veprat e mira nuk mund të na bëjnë të jemi të pranuar nga Zoti. Titit 3:5 na thotë se: “ai na shpëtoi jo me anë të veprave të drejta që ne bëmë, por sipas mëshirës së tij, me anë të larjes së rilindjes dhe të ripërtëritjes së Frymës së Shenjtë.” Pra, një i Krishterë është një person i cili është i rilindur nga Zoti (Gjoni 3:3; Gjoni 3:7; 1Pjetrit 3:23) dhe që ka vendosur besimin tek Jezus Krishti. Efesianëve 2:8 na thotë: “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë.” Një i Krishterë i vërtetë është ai ose ajo që është penduar për mëkatet e tij ose të saj dhe ka vendosur besimin vetëm tek Jezus Krishti. Besimi i tyre nuk bazohet në fe ose një sërë kodesh morale, ose një listë rregullash.

Një i Krishterë i vërtetë është një person që ka vendosur besimin e tij ose të saj në personin e Jezus Krishtit dhe në faktin se Ai vdiq në kryq si pagesë për mëkatin dhe u ringjall të tretën ditë për të siguruar fitore mbi vdekjen dhe për t’u dhënë jetë të përjetshme atyre që besojnë tek Ai. Tek Gjoni 1:12 thuhet: “por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij.” Një i Krishterë i vërtetë është padyshim një fëmijë i Zotit, pjesë e familjes së vërtetë të Zotit dhe një person të cilit i është dhënë një jetë e re në Krishtin. Shenja e një të Krishteri të vërteë është dashuria për të tjerët dhe bindja ndaj Fjalës së Zotit (1Gjonit 2:4; 1Gjonit 2:10).

A keni marrë një vendim në lidhje me Krishtin prej asaj që lexuat këtu? Nëse po, ju lutem klikoni poshtë tek butoni “Kam pranuar Krishtin sot.”

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

Çfarë është një i Krishterë?
© Copyright Got Questions Ministries