settings icon
share icon
Pyetje

Cila është rëndësia e Darkës të Zotit / e bashkësisë së krishtërë?

Përgjigjia


Studimi i Darkës të Zotit është një nxitjeje shpirtërore për vetë kuptimin e thellë që ajo ka. Ajo bëhej gjatë festimit të vjetër të Pashkës në prag të vdekjes së Jezusit, për të cilën Ai krijoi një vakt të ri, të rëndësishëm, kuptimplotë, falenderimi që zbatojmë edhe sot e kësaj dite. Kjo është një pjesë përbërëse e adhurimit të krishterë. Kjo na bën të kujtojmë vdekjen dhe ringjalljen e Zotit tonë dhe të presim rikthimin e Tij të lavdishëm në të ardhmen.

Pashka ishte festa më e shenjtë e vitit për besimtarët hebrenj. Përkujtohej plaga e fundit e Egjiptit, kur të parëlindurit e egjiptianëve vdiqën dhe izraelitët u mbrojtën nga gjaku i qengjit që kishin lyer shtalkat e dyerve. Qengji piqej dhe hahej me bukë pa maja. Urdhri i Perëndisë ishte që të gjithë brezat pasardhës ta festonin këtë festë. Historia është shkruar në Eksodi 12.

Gjatë Darkës të Fundit – festimit të Pashkës – Jezusi morri bukë dhe falenderoi Perëndinë. Si e theu dhe ua dha dishepujve, Ai tha: “Ky është trupi im, që jepet për ju; bëni këtë në përkujtimin tim”. Në të njëjtën mënyrë, pas darkës Ai morri kupën duke thënë: “Kjo kupë është besëlidhja e re në gjakun tim, që derdhet për ju.” (Luka 22:19-21). Dhe, mbasi kënduan një himn, dolën jashtë te mali i Ullinjve (Mateu 26:30). Ashtu siç ishte profetizuar, Jezusi u tradhëtua nga Juda. Ditën tjetër Ai u kryqëzua.

Shpjegimet e Darkës së Zotit janë gjetur në Ungjijtë (Mateu 26:26-29; Marku 14:17-25: Luka 22:7-22; dhe Gjoni 13:21-30). Apostulli Pal shkroi për Darkën e Zotit në 1Korintasit 11:23-29. Pali përfshiu një shkrim që nuk gjendet në Ungjijtë: “Prandaj ai që ha nga kjo bukë ose pi nga kjo kupë e Zotit padenjësisht, do të jetë fajtor i trupit dhe i gjakut të Zotit. Por njeriu le të shqyrtojë vetveten dhe kështu të hajë nga buka dhe të pijë nga kupa, sepse ai që ha dhe pi padenjësisht, ha dhe pi një dënim për veten e tij, sepse nuk e dallon turpin e Zotit.” (1 Korintasit 11:27-29). Ne mund të pyesim çdo të thotë të marrësh pjesë nga buka dhe nga kupa “padrejtësisht”. Mund të jetë shpërfillje e kuptimit të vërtetë të bukës dhe të kupës dhe harim i çmimit të shtrenjtë që Shpëtimtari ynë pagoi për shpëtimin tonë. Ose do të thotë të bëhet si një ritual i vdekur dhe formal ose të vish në Darkën e Zotit pa rrëfyer mëkatet. Sipas udhëzimit të Palit, ne duhet të kontrollojmë veten tonë përpara se të hame bukën dhe përpara se të pimë kupën.

Një shkrim tjetër që Pali shkroi, që nuk përfshihet në Ungjill është “Sepse sa herë të hani nga kjo bukë dhe të pini nga kjo kupë, ju shpallni vdekjen e Zotit derisa Ai të vijë” (1Korintasit 11:26). Kjo vendos një afat kohor të kremtimit – deri sa Zoti ynë të kthehet. Nga këto vargje mësojmë si Jezusi përdori dy elemente si simbole të trupit dhe gjakut të Tij duke i bërë monument të vdekjes së Tij. Nuk ishte një monument prej mermeri apo bronzi të gdhendur, por prej buke dhe vere.

Ai shpalli se buka flet për trupin e Tij e cila do të thyhej. Nuk ishte një thyerje kocke, por trupi I Tij ishte kaq shumë I torturuar sa ishte vështirë të njihej (Psalmi 22:12-17; Isaia 53:4-7). Vera flet për gjakun e Tij, tregon vdekjen e tmershme që Ai do të përjetonte së shpejti. Ai, biri I përsosur i Perëndisë, u bë plotësimi I profecive të panumërta të Dhiatës së Vjetër në lidhje më një Çlirues (Zanafilla 3:15; Psalmi 22; Isaia 53). Kur Ai tha: “Bëjeni këtë në përkujtimin tim,” Ai tregoi se kjo duhet të ishte një festë që të vazhdonte edhe në të ardhmen. Gjithashtu, Ai tregoi se Pashka, e cila kërkonte vdekjen e një qengji dhe priste ardhjen e Qengjit të Perëndisë, i cili do të merrte mëkatin e botës, ishte e përmbushur në Darka e Zotit. Pakti i Ri zëvendësoi Paktin e Vjetër kur Krishti, Qengji i Pashkës (1 Korintasit 5:7), ishte sakrifikuar (Hebrenjtë 8:8-13). Sistemi i sakrifikimit nuk ishte më i nevojshëm (Hebrenjtë 9:25-28). Darka e Zotit/bashkësia e krishterë është një kujtim i asaj çfarë bëri Krishti për ne dhe një festë e asj çfarë ne këmi marrë nga sakrifica e Tij.

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

Cila është rëndësia e Darkës të Zotit / e bashkësisë së krishtërë?
© Copyright Got Questions Ministries