settings icon
share icon
Pyetje

Ku ndodhej Jezusi për tri ditë ndërmjet vdekjes dhe ringjalljes së Tij?

Përgjigjia


Tek 1 Pjetrit 3:18-19 shkruhet: “sepse edhe Krishti ka vuajtur një herë për mëkatet, i drejti për të padrejtët, për të na çuar te Perëndia. U vra në mish, por u ngjall nga Fryma, me anë të së cilës ai shkoi t'u predikojë frymërave që ishin në burg.”

Fraza “nga Fryma” tek vargu 18, ka të njëjtin konstrukt me frazën “në mish”. Prandaj është e drejtë të bëjmë një krahasim ndërmjet fjalës “frymë” dhe fjalës “mish” duke qenë të së njëjtës sferë. Mishi dhe fryma janë ato të Krishtit. Fjalët “u ngjall në frymë”, na tregojnë qartë se mbajtja e mëkateve nga Krishti dhe vdekja e Tij, sollën ndarjen e frymës së Tij njerëzore nga Ati (Mateu 27:46). Kontrasti është ndërmjet mishit dhe frymës, si tek Mateu 27:41 dhe Romakëve 1:3-4, dhe jo ndërmjet mishit të Krishtit dhe Frymës së Shenjtë. Kur shlyerja e mëkateve u krye nga Krishti, fryma e Tij i dha jetë miqësisë së thyer.

Tek letra e parë e Pjetrit 3:18-22 përshkruhet një lidhje e domosdoshme ndërmjet vuajtjes së Krishtit (vargu 18) dhe lartësimit të Tij (vargu 22). Vetëm Pjetri jep informacion specifik në lidhje me atë që ndodhi ndërmjet këtyre dy ngjarjeve. Fjala “predikuar” në vargun 19 nuk është fjala e zakonshme në Testamentin e Ri që nënkupton predikimin e ungjillit. Fjalë për fjalë do të thotë të përçosh mesazhin. Jezusi vuajti dhe vdiq në Kryq, trupi i Tij njohu vdekjen dhe fryma e Tij vdiq kur Ai u bë mëkat. Por fryma e Tij u ngjall dhe Ai ia dorzoi atë Atit. Sipas Pjetrit, në një pikë gjatë vdekjes dhe ringjalljes së Tij, Jezusi u bëri një shpallje të veçantë “frymrave që ishin në burg”.

Në rradhë të parë, Pjetri iu referohet njërëzve si “frymëra” dhe jo “shpirtra” (3:20). Në Testamentin e Ri, fjala “shpirtra” është përdorur për të përshkruar engjëj ose demonë por jo qenie njerëzore; dhe vargu 22 duket se e përçon këtë kuptim. Përveç kësaj, në Bibël asnjëherë nuk thuhet se Jezusi vizitoi Ferrin. Tek Veprat 2:31 thuhet se Ai shkoi në Hades, por “Hades” nuk është ferri. Fjala “Hades” i referohet sferës së të vdekurve, një vend i përkohshëm ku ata presin ringjalljen. Zbulesa 20:11-15 na jep një ndarje të qartë ndërmjet këtyre dy vendeve. Ferri është vendi i përjetshëm dhe final për gjykimin e të humburve. Hadesi është një vend i përkohshëm.

Zoti ynë ia dorëzoi frymën e Tij Atit, vdiq dhe në një pikë ndërmjet vdekjes dhe ringjalljes, vizitoi botën e të vdekurve ku iu përçoi një mesazh qenieve frymore (ndoshta engjëjve të rënë; shiko Juda 6), që nga periudha para përmbytjes në kohën e Noes. Vargu 20 e tregon qartë këtë gjë. Pjetri nuk na bën të ditur se çfarë ju predikoi Ai këtyre frymërave të burgosura, por nuk mund të ketë qenë një mesazh shpëtimi përderisa engjëjt nuk mund të shpëtohen (Hebrenjve 2:16). Ka të ngjarë që të ketë qenë një deklaratë fitoreje mbi Satanin dhe fuqitë e tij (1 Pjetrit 3:22; Kolosianëve 2:15). Efesianëve 4:8-10 është duke na treguar se Krishti shkoi në “parajse” (Luka 16:20; 23:43) dhe mori në qiell të gjithë ata që kishin besuar në Të para vdekjes së Tij. Pasazhi nuk na jep shumë detaje në lidhje me atë që ndodhi, por shumica e studiuesve të Biblës besojnë se kjo është ajo që nënkuptohet nga fjalët “e burgosi burgosjen”.

Atëherë, si përfundim, Bibla nuk na e tregon shumë qartë se çfarë ndodhi me Krishtin për tre ditë nga vdekja e Tij deri në ringjallje. Megjithatë duket se Ai ishte duke iu shpallur fitoren engjëjve të rënë dhe/ose jobesimtarëve. Ajo që dimë me siguri është se Jezusi nuk iu dha njerëzve një shans të dytë për t’u shpëtuar. Bibla na thotë se ne përballemi me gjykimin pas vdekjes (Hebrenjve 9:27), jo me një shans të dytë. Nuk ka në fakt një përgjigje të saktë dhe të qartë për atë se çfarë po bënte Jezusi gjatë kohës ndërmjet vdekjes dhe ringjalljes së Tij. Ndoshta kjo është një nga misteret që do të zbulojmë sapo të arrimë lavdinë.

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

Ku ndodhej Jezusi për tri ditë ndërmjet vdekjes dhe ringjalljes së Tij?
© Copyright Got Questions Ministries