Pyetje
Unë jam një Mysliman, pse duhet të kthehem në një të Krishter?
Përgjigjia
Aspekti më interesant në marrdhënien ndërmjet Islamit dhe Krishterimit është ndoshta çfarë Kurani thotë në lidhjë me Jezusin. Kurani thotë se Allahu dërgoi Jezusin dhe si mbështetje i dha atij Frymën e Shenjtë (Sura 2:87); Allahu e lartësoi Jezusin (Sura 2:253); Jezusi ishte i drejtë dhe pa mëkat (Sura 3:46; 6:86; 19:19); Jezusi u ngrit nga të vdekurit (Sura 19:33-34); Allahu e urdhëroi Jezusin që të themelonte një fe (Sura 42:13) dhe se Jezusi u ngjit në Qiell (Sura 4:157-158). Si rrjedhojë, Myslimanët besnik duhet t’i dinë mësimet e Jezusit dhe t’u binden atyre (Sura 3:48-49; 5:46).
Mësimet e Jezusit u shkruajtën nga dishepujt e Tij me shumë detaje në Ungjijtë. Sura 5:110 thotë se dishepujt u frymëzuan nga Allahu për të besuar në Jezusin dhe në mesazhin e Tij. Sura 61:6,14 i referohet Jezusit dhe dishepujve të Tij si ndihmësa të Allahut. Si ndihmësa të Allahut, dishepujt e Jezusit do t’i kishin shkruar mësimet e Jezusit me saktësi. Kurani i mëson Myslimanët t’i mbahen dhe t’i mbinden Torrës dhe Ungjijve (Sura 5:44-48). Nëse Jezusi ishtë i pamëkat, të gjitha mësimet e Tij kanë qenë plotësisht të vërteta. Nëse dishepujt e Jezusit ishin ndihmësat e Allahut, do t’i kishin shkruar mësimet e Jezusit me saktësi.
Nëpërmjet Muhametit, Allahu në Kuran i urdhëron Myslimanët të studiojnë Ungjijtë. Allahu nuk do të kishte dhënë një urdhëresë të tillë nëse Ungjijtë do të kishin qenë të korruptuar. Prandaj, kopjet e Ungjijve në kohën e Muhamedit kanë qenë të besueshme dhe të sakta. Ka kopje të Ungjijve që datojnë 450 vite para kohës së Muhamedit. Ka me mijëra dorëshkrime të Ungjijve. Duke krahasuar kopjet më të vjetra me ato të kohës së Muhametit dhe pas tij, është parë qartë se kopjet e Ungjijve janë shumë të qëndrueshme në atë që thonë në lidhje me Jezusin dhe mësimet e Tij. Nuk ka absolutisht asnjë provë që tregon se Ungjijtë janë korruptuar. Prandaj ne mund të jemi të sigurt se të gjitha mësimet e Jezusit janë të vërteta, që mësimet e Tij janë shkruar me saktësi në Ungjijtë dhe se Allahu i ka ruajtur Ungjijtë të pandryshuar.
Cilat janë disa nga gjërat që na mësojnë Ungjijtë në lidhje me Jezusin? Tek Gjoni 14:6 Jezusi shpall: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje.” Jezusi tha se Ai është udha e vetme për tek Zoti. Tek Mateu 20:19, Jezusi tha se Ai do të kryqëzohej, vritej dhe më pas do të ringjallej nga të vdekurit të tretën ditë. Në Ungjijtë shkruhet saktësisht ngjarja ashtu siç e kishte parashikuar Jezusi (Mateu kapitujt 27-28, Marku kapitujt 15-16, Luka kapitujt 23-24, Gjoni kapitujt 19-21). Pse Jezusi, një profet i madh i Allahut, e lejoi Veten që të vritej? Pse duhet ta lejonte Allahu një gjë të tillë? Jezusi tha se nuk ka dashuri më të madhe se sa të sakrifikosh jetën për miqtë e tu (Gjoni 15:13). Tek Gjoni 3:16 thuhet se Perëndia na deshi kaq shumë sa që dërgoi Jezusin si sakrificë për ne.
Pse kemi nevojë që Jezusi të sakrifikojë jetën e Tij për ne? KY është ndryshimi thelbësor ndërmjet Islamit dhe Krishtërimit. Islami na mëson se Allahu na gjykon në bazë të sasisë së veprave të mira, nëse ato peshojnë më shumë se veprat e këqija apo jo. Krishtërimi na mëson se askush nuk është i aftë që veprat e këqija t’i mbulojë me veprat e mira. Edhe sikur kjo të ishte e mundur, Allahu është aq i shenjtë sa që nuk do të lejonte askënd, qoftë edhe me një mëkat të vetëm, që të hynte në Qiell. Allahu, duke qenë i përsosur dhe i shenjtë, nuk do të lejonte asgjë të papërsosur që të hynte në Qiell. Kjo do të na çonte të gjithëve në rrugën drejt përjetësisë në Ferr. Drejtësia e Allahut do të kërkonte një dënim të përjetshëm për mëkatin. Ja pse Jezusi duhet të bëhej sakrifica jonë.
Ashtu siç thuhet edhe në Kuran, Jezusi ishte i pamëkat. Si është e mundur që një qenie njerëzore të bëjë një jetë pa asnjë mëkat? Është e pamundur. Si u bë e mundur kjo gjë në rastin e Jezusit? Jezusi ishte me tepër se një qenie njerëzore. Jezusi vetë shpalli se ishte një me Atin (Gjoni 10:30). Jezusi shpalli se ishte Vetë Perëndia i Torrës (Gjoni 8:58). Ungjijtë na mësojnë haptazi se Jezusi ishte Perëndia i shfaqur në qenie njerëzore (Gjoni 1:1,14). Perëndia e dinte që ne të gjithë kishim mëkatuar dhe për pasojë nuk mund të hyjmë në Qiell. Perëndia e dinte se e vetmja mënyrë që mëkatet tona të faleshin ishte që borxhi i mëkatit të shlyej. Perëndia e dinte se vetëm Ai ishte në gjendje të paguante një borxh kaq të pafund. Perëndia u bë një qenie njerëzore – Jezus Krishti – jetoi një jetë pa mëkat (Sura 3:46; 6:86; 19:19), na mësoi mesazhin e përsosur dhe vdiq për ne, për të paguar çmimin e mëkateve tona. Perëndia e bëri këtë sepse Ai na deshi, sepse Ai do që ne ta kalojmë përjetësine me Të në Qiell.
Por, çfarë do të thotë kjo për ty? Jezusi ishte sakrifica e përsosur për mëkatet tona. Perëndia na ofron të gjithëve falje dhe shpëtim nëse ne thjesht e pranojmë dhuratën që Ai ka për ne (Gjoni 1:12), të besojmë se Jezusi është Shpëtimtari i cili e dha jetën e Tij për ne – miqtë e Tij. Nëse e vendos besimin në Jezusin si Shpëtimtarin tënd, ti do të kesh siguri të plotë për jetë të përjetshme në Qiell. Perëndia do të falë mëkatet e tua, do të pastrojë shpirtin tënd, do të ripërtërijë frymën tëne, do të të japë jetë me bollëk në këtë botë dhe jetë të përjetshme në botën tjetër. Si mund ta refuzojmë një dhuratë kaq të vlefshme? Si mund t’ia kthejmë shpinën Perënidisë, i Cili na deshi aq shumë sa që sakrifikoi veten e Tij për ne?
Nëse nuk je i sigurt për atë që beson, ne të ftojmë t’i drejtosh Perëndisë lutjen e mëposhtme: “Perëndi, më ndihmo ta njoh të vërtetën. Më ndihmo të dalloj atë që është gënjeshtër. Më ndihmo të njoh rrugën e duhur drejt shpëtimit .” Perëndia ka për ta nderuar një lutje të tillë.
Nëse ke dëshirë ta pranosh Jezusin si Shpëtimtarin tënd, thjesht foli Perëndisë, me fjalë ose në heshtje. Thuaji Atij se e pranon dhuratën e Shpëtimit nëpërmjet Jezusit. Nëse dëshiron të thuash një lutje, mund të lutesh kështu: “ Perëndi të falenderoj për dashurinë tënde ndaj meje. Faleminderit që sakrifikove veten për mua. Faleminderit që sigurove për faljen dhe shpëtimin tim. E pranoj dhuratën e shpërtimit nëpërmjet Jezusit. Besoj tek Jezusi si Shpëtimtari im. Të dua Perëndi dhe e përul vetën time para teje. Amen!”
A keni marrë një vendim në lidhje me Krishtin prej asaj që lexuat këtu? Nëse po, ju lutem klikoni poshtë tek butoni “Kam pranuar Krishtin sot.”
English
Unë jam një Mysliman, pse duhet të kthehem në një të Krishter?