settings icon
share icon
Pyetje

Çfarë thotë Bibla në lidhje me të dhjetën?

Përgjigjia


E dhjeta është një çështje e vështirë mes të Krishterëve. Në shumë kisha, të dhjetës i jepet një rëndësi tepër të veçantë. Në të njëjtën kohë shumë të Krishter refuzojnë t’i binden thirrjes në Bibël në lidhje me ofertat ndaj Perënisë. E dhjeta / të dhënit duhet të jetë diçka e gëzueshme, një bekim. Është për të ardhur keq që sot kjo gjë ndodh rrallë në kishë.

E dhjeta është një koncept i Testamentit të Vjetër. E dhjeta ishte një kërkesë me ligj, sipas të cilit të gjithë Izraelitët duhet të jepnin 10% të gjithçkaje që fitonin para Tabernakullit / Temullit (Levitikut 27:30; Numrat 18:26; Ligji i Përterirë 14:24; 2 Kronikave 31:5). Disa e kuptojnë sikur e dhjeta ishte një mënyrë taksimi në Testamentin e Vjetër për të siguruar nevojat e priftërinjve dhe të Levitëve të sistemit të sakrifikimit. Në Testamentin e Ri nuk ka ndonjë urdhër ose rekomandim që të Krishterët t’i nënshtrohen një sistemi ligjor për të dhjetën. Pali thotë se besimtarët duhet të lenë mënjanë një pjesë të të ardhurave të tyre në mënyrë që të mbështesin kishën (1Korintasve 16:1-2).

Askund në Testamenitn e Ri nuk përcaktohet një përqindje të ardhurash që duhet të lihet mënjanë, por thuhet vetëm “secili nga ju le të vërë mënjanë aq sa mundet sipas të ardhurave të tij” (1 Korintasve 16:2). Kisha e Krishterë ka huazuar në thelb të dhënit e 10%-shit të Testamentit të Vjetër si një “shumë minimale të rekomanduar” për të Krishtërt. Sidoqoftë, të Krishterët nuk duhet të ndihen të detyruar që ta japin gjithmonë të dhjetën. Ata duhe të japin “aq sa munden sipas të ardhurave të tyre”. Kjo nënkupton që ata ndonjëherë mund të japin më shumë se sa të dhjetën, ndonjëherë edhe më pak. Gjithçka varet nga mundësitë e një të Krishteri dhe nga nevojat e kishës. Çdo i Krishter duhet të lutet dhe të kërkojë urtësinë e Perënidisë në lidhje me dhënien e së dhjetës ose me shumën që ai ose ajo mund të japë (Jakobi 1:5). “Secili le të veprojë ashtu si ka vendosur në zemrën, as me keqardhje as nga shtrëngimi, sepse Perëndia do një dhurues të gëzuar” (2Korintasve 9:7).

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

Çfarë thotë Bibla në lidhje me të dhjetën?
© Copyright Got Questions Ministries