settings icon
share icon
Pyetje

Çfarë është Krishtërimi dhe çfarë besojnë të Krishterët?

Përgjigjia


Tek 1 Korintasve 15:1-4 thuhet: “Tani, o vëllezër, po ju deklaroj ungjillin që ju kam shpallur dhe që ju e keni marrë dhe mbi të cilin ju qëndroni dhe me anë të të cilit ju jeni shpëtuar, nëse do ta mbani fjalën që ju kanë predikuar, veç nëse besuat kot. Sepse unë ju kam transmetuar para së gjithash ato që edhe unë vetë i kam marrë, se Krishti vdiq për mëkatet tona sipas Shkrimeve, se u varros dhe u ringjall të tretën ditë, sipas Shkrimeve.”

Ky është besimi i Krishterë me pak fjalë. Krishtërimi është unik mes gjitha besimeve të tjera sepse Krishtërimi ka të bëje më tepër me një marrëdhënie se sa me një fe. Në vend që t’i përmbahet një liste rregullash, qëllimi Krishtërimit është të nxisë një ecje sa më të afërt me Zotin At. Kjo marrëdhënie është bërë e mundur nëpërmjet veprës së Jezus Krishtit dhe shërbesës së të Krishterëve me anë të Shpirtit të Shenjtë.

Të Krishetrët besojnë se Bibla është Fjala e frymëzuar, e pagabueshme e Zotit dhe që mësimet e saj janë autoriteti final (2 Timoteut 3:16, 2 Pjetrit 1:20-21). Të Krishterët besojnë në një Zot që ekziston në tre persona: Ati, Biri (Jezus Krishti) dhe Shpirti i Shenjtë.

Të Krishterët besojnë se njerëzimi është krijuar me qëllim që të ketë një marrëdhënie me Zotin, por që mëkati i ndan të gjithë njerëzit nga Perëndia (Romakëve 5:12, Romakëve 3:23). Krishtërimi mëson se Jezus Krishti ka ecur në këtë tokë, plotësisht Zot dhe në të njëjtën kohë plotësisht njeri (Filipianëve 2:6-11) dhe vdiq në kryq. Të Krishterët besojnë se pas vdekjes së Tij në kryq, Krishti u varros, Ai u ngrit përsëri dhe tani banon në anën e djathtë të Atit, duke ndërmjetësuar përgjithmonë për besimtarët (Hebrenjve 9:11-14, Hebrenjve 10:10, Romakëve 6:23, Romakëve 5:8).

Në mënyrë që të jetë i shpëtuar, njeriu duhet thjesht të vendosë besimin në veprën e përfunudar të Krishtit në kryq. Nëse dikush beson se Krishti vdiq në vendin e tij dhe pagoi për mëkatet e tij dhe u ringjall përsëri, ai person është i shpëtuar. Askush nuk mund të bëjë asgjë për të merituar shpëtimin. Askush nuk mund të jetë “aq i mirë” sa të kënaqë Zotin nga vetja e vet, sepse ne të gjithë jemi mëkatarë (Isaia 64:6-7, Isaia 53:6). Së dyti, nuk ka asgjë që mund të bëhet, sepse Krishti e ka përfunduar të gjithë veprën! Kur ishte në kryq, Jezusi tha : “Ka përfunduar” (Gjoni 19:30).

Ashtu siç nuk ka asgjë që dikush mund të bëjë për të merituar shpëtimin, në kohën kur dikush vendos besimin e saj/të tij tek vepra e Krishtit në kryq, në të njëjtën kohë, nuk ka asgjë që dikush mund të bëjë për ta humbur shpëtimin. Mos harroni! Vepra është kryer dhe është përfunduar nga Krishti! Asgje që ka të bëjë me shpëtimin nuk varet nga ai që e merr shpëtimin! Gjoni 10:27-29 citon: “Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, unë i njoh dhe ato më ndjekin; dhe unë u jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin kurrë, e askush nuk do t'i rrëmbejë nga dora ime. Ati im, që m'i dha, është më i madh se të gjithë; dhe askush nuk mund t'i rrëmbejë nga dora e Atit tim”.

Disa mund të mendojnë: “Kjo është e madhe! Po të shpëtohem njëherë mund të bëj ç‘të më dojë qejfi dhe nuk e humbas shpëtimin!” Por shpëtimi nuk ka të bëjë me të qenit i lirë për të bërë atë që na do qejfi. Shpëtimi ka të bëjë me të qenit i lirë nga shërbimi ndaj natyrës së vjetër mëkatare dhe të qenit i lirë për të pasur një marrëdhënie të drejtë me Perëndinë. Për aq kohë sa besimtarët jetojnë në tokë me trupa mëkatarë, do të ketë gjithmonë përpjekje për të mos u dorëzuar ndaj mëkatit. Të jetuarit në mëkat e pengon marrëdhënien që Perëndia kërkon të ketë me njerëzimin dhe për aq kohë sa dikush jeton në mëkat duke qenë besimtar, nuk ka për ta shijuar atë marrëdhënie që Perënida kërkon të ketë me të. Megjithatë të Krishterët mund të dalin fitimtarë ndaj përpjekjes me mëkatin duke studiuar dhe nuk vënë në jetë Fjalën e Perëndisë (Biblën) në jetën e tyre dhe duke qenë të kontrrolluar nga Shpirti i Shenjtë, që do të thotë, nënshtrim ndaj ndikimit dhe drejtimnit të Frymës në çdo rrethanë ditore dhe që nëpërmjet Frymës t’i bindet Perëndisë.

Kështu, ndërsa çdo sistem tjetër fetar kërkon nga njeriu që të bëjë disa gjëra dhe të mos bëjë disa të tjera, Krishtërimi ka të bëjë vetëm me të pasurit e një marrëdhënie me Zotin. Krishtërimi ka të bëjë me të besuarit se Krishti vdiq në kryq për të paguar mëkatet tona dhe u ringjall sërisht. Paga e mëkatit është paguar dhe ju mund të keni miqësi me Zotin. Ju mund të jeni fitimtarë mbi natyrën e mëkatit dhe të ecni në miqësi dhe bindje me Zotin. Ky është Krishtërimi i vërtetë biblik.

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

Çfarë është Krishtërimi dhe çfarë besojnë të Krishterët?
© Copyright Got Questions Ministries