Pyetje
Cilat janë atributet e Perëndisë? Si është Perëndia?
Përgjigjia
Lajmi i mirë, ndërsa ne përpiqemi t’i përgjigjemi kësaj pyetje, është se ne mund të zbulojmë shumë gjëra rreth Perëndisë! Për ata që janë duke e shqyrtuar këtë shpjegim mund të jetë më e lehtë që ta lexojnë atë deri në fund dhe më pas të kthehen për të parë pasazhe sqruese nga Shkrimi. Referencat nga Shkrimi janë plotësisht të nevojshme, sepse pa autoritetin e Biblës, ky grumbull fjalësh nuk do të ishte më mirë se sa thjesht opinione njerëzore, të cilat në vetvete janë shpesh herë të pasakta në të kuptuarit e Perëndisë (Jobi 42:7). Të thuash se është e rëndësishme që ne të kuptojmë se si është Perëndia, është diçka shumë e madhe! Nëse ne dështojmë në këtë, ka të ngjarë që ngrejmë, të ndjekim dhe të adhurojmë zotër të remë, në kundërshtim me vullnetin e Tij (Eksodi 20: 3-5).
Ajo që mund të dihet rreth Zotit është vetëm ajo që Ai ka zgjedhur të na bëje të ditur. Një nga atributet ose cilësitë e Zotit është “drita”, që do të thotë se Ai i zbulon vetë informacionet në lidhje me Të (Isaia 60:19, Jakobi 1:17). Realiteti që Zoti ka zbuluar njohuri në lidhje me Veten e Tij nuk duhet neglizhuar, që askush prej nesh të mos mbetet jashtë prehjes së Tij (Hebrenjve 1:4). Krijimi, Bibla dhe Fjala e bërë mish (Jezus Krishti) do të na ndihmojnë të mësojmë se si është Zoti.
Le të fillojmë me të kuptuarit se Zoti është Krijuesi ynë dhe që ne jemi një pjese e krijimit të Tij (Zanafilla 1:1, Psalmi 24:1). Zoti tha se njeriu u krijua sipas imazhit të Tij. Njeriu është mbi pjesën tjetër të krijimit dhe atij iu dha sundimi të (Zanafilla 1:26-28). Krijimi është prishur nga “rënia” por sërisht ai ofron një pamje të punës së Tij (Zanafilla 3:17-18, Romakëve 1:19-20). Nëse marrim në konsideratë shumllojshmërinë e krijimit, kompleksitetin, bukurinë dhe rregullin, ne mund të shohim madhështimë e Zotit.
Disa nga emrat e mëposhtëm të Zotit do të na ndihmojnë të zbulojmë se si është Zoti:
Elohim – I Fuqishmi, hyjnor (Zanafilla 1:1)
Adonai – Zot, tregon një marrëdhënie Zoteri - shërbëtor (Eksodi 4: 10, 13)
El Elyon – Më I Larti, më I Fuqishmi (Zanafilla 14:20)
El Roi – I Fuqishmi që shikon (Zanafilla 16:13)
El Shaddai – Perëndia i Plotfuqishëm (Zanafilla 17:1)
El Olamm – Perëndia i përjetësisë (Isaia 40:28)
Yahweh – ZOT, “Unë Jam”, që do të thotë Zoti i përjetshëm, i vetëqënësishëm (Eksodi 3:13,14).
Tani do të vazhdojmë të shqyrtojmë më shumë nga atriutet e Zotit; Zoti është i përjetshëm, që do të thotë se Ai nuk ka pasur një fillim dhe ekzistenca e Tij nuk do të përfundojë. Ai është i pavdekshëm, i pafund (Ligji i Përterirë 33:27; Psalmet 90:2; Timoteut 1:17). Zoti është i qëndrueshëm, që do të thotë se Ai është i pandryshueshëm; kjo do të thotë se Zoti është plotësisht besnik dhe i besueshëm (Malakia 3:6; Numrat 23:19; Psalmet 102:26,27). Zoti është i pakrahasueshëm, që do të thotë se nuk ka asnjë si Ai në vepra ose në ekzistencë; Ai është i pabarazueshëm dhe i përsosur (2 Samueli 7:22; Psalmet 86:8; Isaia 40:25; Mateu 5:48). Zoti është i pahetueshëm, që do të thotë se Ai është pamatshëm, i padepërtueshëm, përtej aftesisë së mendjes sonë për ta kuptuar Atë (Isaia 40:28; Psalmet 145:3; Romakëve 11:33,34).
Zoti është i drejtë, që do të thotë se Ai nuk tregon respekt të veçantë ndaj personave, në kuptimin e favorizmit (Ligji i Përtërirë 32:4; Psalmet 18:30). Zoti është i gjithëpushtetshëm, që do të thotë se Ai është i gjithëfuqishëm; Ai mund të bëjë gjithçka që ka dëshirë, por veprimet e Tij janë gjithmonë në përputhje me karakterin e Tij (Zbulesa 19:6; Jeremia 32:17,27). Zoti është i kudondodhur, që do të thotë se Ai është gjithmonë i pranishëm, kudo. Kjo nuk do të thotë që Zoti është gjithçka (Psalmet 139:7-13; Jeremia 23:23). Zoti është i gjithëditshëm, që do të thotë se Ai e di të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, madje edhe çdo mendim tonin ne çdo moment. Përderisa Ai di gjithçka, drejtësia e Tij administrohet gjithmonë në mënyrë të drejtë (Psalmet 139:1-5; Fjalët e Urta 5:21).
Zoti është një, kjo jo vetëm që do të thotë se nuk ka Zot tjetër, por edhe që është i vetmi Ai që mund të përmbushë nevojat dhe kërkesat më të thella të zemrës sonë dhe që është i denjë për adhurimin dhe përkushtimin tonë (Ligji i Përtërirë 6:4). Zoti është i drejtë, që do të thotë se Ai nuk mund dhe nuk do të anashkalojë paudhësitë. Është për shkak të drejtësisë së Tij që, në mënyrë që mëkatet tona të faleshin, Jezusit iu desh të përjetonte gjykimin e Zotit kur mëkatet tona u vendosën mbi të (Eksodi 9:27; Mateu 27:45-46; Romakëve 3:21-26).
Zoti është sovran,që do të thotë se Ai është suprem. Gjithë gjërat e krijuara sëbashku, me vetëdije ose pa vetëdije, nuk mund të prishin qëllimin e Tij (Psalmet 93:1; 95:5; Jeremia 23:20). Zoti është frymë, që do të thotë se Ai është i padukshëm (Gjoni 1:18; 4:24). Zoti është Trinitet, që do të thotë se Ai është tre në një, i njëjti në substancë, i barabartë në pushtet dhe në lavdi. Vini re se në pasazhin e parë të Shkrimit të cituar ai “emër” është një njëjës edhe pse i referohet tre Personave të ndryshëm – “Ati, Biri, Fryma e Shenjtë” (Mateu 28:19; Marku 1:9-11). Zoti është e vërteta, që do të thotë se ai është në përputhje me gjithçka që Ai është, Ai mbetet i pakorruptueshëm dhe nuk gënjen (Psalmet 117:2; 1 Samueli 15:29).
Zoti është i shenjtë, që do të thotë se Ai është i ndarë nga çdo njollosje e moralit dhe është në kundërshtim me të. Zoti e shikon të gjithë ligësinë dhe kjo e zemëron Atë. Zjarri përmendet zakonisht në Shkrim ngjitur ne shenjtërinë. Zoti cilësohet si zjarr konsumues (Isaia 6:3; Habakuku 1:13; Eksodi 3:2,3,4,5; Hebrenjve 12:29). Zoti është i hirshëm – këtu përfshihet mirësia, dashamirësia, mëshira dhe dashuria e Tij – të cilat janë fjalë që i japin tipare të ndryshme mirësisë së Tij. Nëse nuk do të ishte për mëshirën e Zotit atëhere atributet e tjera të Tij do të na ndanin nga Ai. Por fatmirësisht nuk është kështu, sepse Ai dëshiron të njohë secilin prej nesh personalisht (Eksodi 34:6; Psalmet 31:19; 1Pjetrit 1:3; Gjoni 3:16; Gjoni 17:3).
Kjo ishte vetëm një përpjekje modeste për t’i dhënë përgjigje një pytjeje të tillë me përmasat e vetë Perënsië. Ju lutem jeni të guximshë, të vazhdoni dhe ta kërkoni Atë (Jeremia 29:13).
English
Cilat janë atributet e Perëndisë? Si është Perëndia?