settings icon
share icon
Pyetje

Ç’është kisha?

Përgjigjia


Sot shumë njerëz e kuptojnë kishën si ndërtesë. Por nuk është ky kuptimi biblik i kishës. Fjala “kishë” vjen nga fjala greke ekklesia e cila është shpjeguar si “një asamble” ose “i thirrur nga jashtë”. Rrënja e kuptimit të fjalës “kishë” nuk është kuptimi i ndeërtesës, por i njerëzve. Është ironike, kur pyesni njerëzit se në cilën kishë shkojnë zakonisht ata flasin për ndërtesën. Në Romakët 16:5 thuhet “… i bëni të fala edhe kishës që është në shtëpinë e tyre”. Pali I referohet kishës në shtëpinë e tyre – jo një kishe ndërtesë, por një trupi të besimtarëve.

Kisha është trupi I Krishtit, kreu/koka I së cilës është Ai. Efesianët 1:22-23 thotë: “dhe vuri gjithçka nën këmbët e tij, edhe përmbi çdo gjë ia dha për krye kishës, e cila është trupi I tij, plotësia e atij që mbush gjithçka, në të gjitha”. Trupi i Krishtit është i përbërë nga të gjithë besimtarët në Jezus Krishtin nga dita e Rrëshajave (Veprat e Apostujve, kapitulli 2) deri në kthimin e Krishtit. Trupi i Krishtit është i përbërë nga dy aspekte:

Kisha universale përbëhet nga të gjithë ata që kanë një marrëdhëne personale me Jezus Krishtin. “Sepse të gjithë ne jemi pagëzuar në një Frymë të vetëme në një trup, qofshim hebrenj apo grekë, skllevër a të lirë, dhe të gjithë jemi ujitur në një Frymë” (1 Korintasit 12:13). Ky varg thotë se kushdo që beson është pjesë e trupit të Krishtit dhe ka marrë Frymën e Krishtit si provë. Kisha universale e Perëndisë është e të gjithëve që kanë marrë shpëtimin me anë të besimit në Jezus Krishtin.

Kisha lokale është përshkruar në Glatasit 1:1-2: “Pali, apostull … dhe gjithë vëllezërit që janë me mua, kishave të Galatisë.” Këtu shikojmë se në provincën e Glatisë ishin shumë kisha – të cilat ne i quajmë kisha lokale. Një kishë Baptiste, Luteriane, Katolike etj., nuk është kisha, si kisha universale – por më tepër është një kishë lokale, një trup lokal i besimtarëve. Kisha universale përbëhet nga ata të cilët i përkasin Krishtit dhe i kanë besuar Atij për shpëtim. Këta anëtarë të kishës universale duhet të kërkojnë vëllazëri/miqësi dhe ndërtim në një kishë lokale.

Për ta përmbledhur, kisha nuk është një ndërtesë ose një fe. Sipas Biblës, kisha është trupi i Krishtit – të gjithë ata të cilët kanë vendosur besimin e tyre për shpëtim në Jezus Krishti (Gjoni 3:16; 1 Korintasit 12:13). Kishat lokale janë mbledhje të anëtarëve të kishës universale. Kisha lokale është aty ku anëtarët e kishës universale mund të zbatojnë plotësisht parimer e “trupit”, në 1Korintasit kapitulli12: duke inkurajuar, mësuar dhe duke ndërtuar njëri-tjetrin në njohurinë dhe hirin e Zotit Jezus Krisht.

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

Ç’është kisha?
© Copyright Got Questions Ministries