Pyetje
Si mund ta di vullnetin e Zotit për jetën time? Çfarë thotë Bibla në lidhje me të diturit e vullnetit të Zotit?
Përgjigjia
Dy janë çelsat për të mësuar vullnetitn e Zotit në një situatë të caktuar. (1) Sigurohuni që ajo që po kërkoni ose që mendoni të bëni, nuk është diçka që Bibla e ndalon. (2) Sigurohuni që ajo që po kërkoni ose po mendoni të bëni do të lartësojë Zotin dhe do t’ju ndihmojë të rriteni nga ana frymore. Nëse këto gjera janë të vërteta dhe Zoti nuk po jua jep ende atë që i keni kërkuar – atëhere ka të ngjarë të mos jetë vullneti i Tij që ju të keni atë që keni kërkuar. Ose ndoshta duhet të prisni edhe pak. Ndonjëherë është e vështirë ta dish vullnetitn e Zotit. Njerëzit duan që Zoti t’ju thotë në përgjithësi se çfarë duhet të bëjnë – ku të punojnë, ku të jetojnë, me kë të martohen, etj. Tek Romakëve 12:2 shkruhet: “Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë.”
Zoti rrallë herë ju jep njerëzve një informacion të tillë specifik. Zoti na lejon të marrim vendime në lidhje me këto gjëra. Vendimi i vetëm që Zoti nuk dëshiron të marrim, është vendimi për të mëkatuar ose për t’i rezistuar vullnetit të Tij. Zoti dëshiron që të marrm vendime që janë në përputhje me vullnetin e Tij. Pra, si mund ta dini se cili është vullneti i Zotit për ju? Nëse jeni duke ecur afër me Zotin dhe dëshironi me të vërtetë vullnetin e Tij në jetën tuaj – Zoti do të vendosë dëshirat e Tij në zemrën tuaj. Çelsi është të duash vullnetin e Zotit dhe jo tëndin. “Gjej kënaqësinë tënde në Zotin dhe ai do të plotësojë dëshirat e zemrës sate” (Psalmet 37:4). Nëse Bibla nuk flet kundër saj gjëje dhe ajo është e mirë për shpirtin tuaj – atëhere Bibla ju jep “lejën” për të marrë vendime dhe për të ndjekur zemrën tuaj.
English
Si mund ta di vullnetin e Zotit për jetën time? Çfarë thotë Bibla në lidhje me të diturit e vullnetit të Zotit?