settings icon
share icon
Pyetje

Çfarë thotë Bibla në lidhje më divorcin dhe rimartesën?

Përgjigjia


Së pari, pavarsisht nga pikpamjet tona në lidhje me divorcin, është e rëndësishme të mbajmë në mendje fjalët e Biblës tek Malakia 2:16a: “Sepse Zoti, Perënida i Izraelit, thotë se Ai e urren divorcin...”. Sipas Biblës, plani i Perëndisë është që martesa të jetë një përkushtim jetëgjatë. “Dhe kështu ata nuk janë më dy, por një mish i vetëm; prandaj atë që Perëndia ka bashkuar, njeriu të mos e ndajë'' (Mateu 19:6). Megjithatë, Perënida e di se përderisa martesa përfshin dy qenie njerëzore mëkatare, divorci është i pashmangshëm në disa raste. Në Testamentin e Vjetër Ai vendosi disa rregulla në mënyrë që të mbronte të drejtat e atij që divorcohej, në mëyrë të veçantë për gratë (Ligji i Përtërirë 24:1-4). Jezusi vuri në dukje se këto ligje u dhanë për shkak të ngurtësisë së zemrës së njerëzve, jo sepse ato ishin dëshira e Perëndisë (Mateu 19:8).

Diskutimi në lidhje me lejimin e divorcit dhe rimartesës sipas Biblës përqëndrohet në rradhe të parë tek fjalët e Jezusit tek Mateu 5:32 dhe 19:9. Fraza “me përjashtim të tradhëtisë bashkëshortore” është e vetmja arsye në Shkrime që Perëndia mund ta lejojë divorcin dhe rimartesën. Shumë e interpretues e kuptojnë sikur kjo “pjesë të nënrenditur përjashtuese” i referohet “tradhëtisë bashkëshortore” gjatë kohës së “fejesës”. Në traditën e Hebrenjve, një burrë dhe një grua konsideroheshin të martuar edhe ne kohen kur ishin te fejuar. Në fakt, imoraliteti gjatë kësaj kohë do të ishte arsyeja e vetme e për divorc.

Megjithatë, fjala greke për “tradhëti bashkëshortore” është një fjalë që nënkupton çdo formë të imoralitetit seksual. Mund të nënkuptojë: akt seksual, prostituim, tradhëti etj. Jezusi është duke thënë mundësisht se divorci është i mundur në rast se është kryer imoralitet seksual. Marrëdhënia seksuale është është një pjesë e rëndësishme e lidhjes martesore, “dhe do të jenë një mish i vetëm” (Zanafilla 2:24; Mateu 19:5; Efesianëve 5:31). Prandaj prishja e kësaj lidhjeje nga marrëdhëniet seksuale jashte martesore, mund të jetë një arsye e lejueshme për divorcin. Nëse është kështu, atëhere Jezusi është duke iu referuar edhe rimartesës në këtë pasazh. Fraza “dhe martohet me një tjetër” (Mateu 19:9), tregon se dicorci dhe rimartesa janë të lejueshme në rastin e pjesës së nënrenditur përjashtuese, si do që të jetë interpretimi. Është e rëndësishme të theksojmë se vetëm pala e pafajshme është e lejuar të rimartohet. Edhe pse nuk thuhet në tekst, leja për martesë pas një divorci është mëshira e Perëndisë ndaj atij personi kunder të cilit është kryer mëkati, jo ndaj atj personi i cili ka kryer imoralitet seksual. Ka raste kur “pala fajtore” është e lejuar të rimartohet – por një koncept i tille nuk përmendet në tekst.

Disa e kuptojnë pasazhin nga 1 Korintasve 7:15 si një tjetër “përjashtim”, që lejon rimartesën nëse një grua jobesimtare divorcohet nga një besimtar. Megjithatë, konteksti nuk e përmend rimartesën, por thjesht thotë se një besimtar nuk është i detyruar të vazhdojë në martesë nëse gruaja jobesimtare kërkon të largohet. Të tjerë thonë se abuzimi (bashkëshortor ose i fëmijës) është një arsye e vlefshme për divorc, edhe pse kjo nuk është përmendur në Bibël. Edhe pse kjo mund të jetë shumë e drejtë, nuk është asnjëherë mirë të hamendësohet në lidhje me Fjalën e Perënidsë.

Shpesh herë, gjatë këtij debati në lidhje me pjesën e nënrenditur përjashtuese, harrohet fakti që, sido që të jetë kuptimi i “tradhëtisë bashkëshortore”, është vetëm një leje për divorc jo një kërkesë. Edhe në rast se kryet tradhëti, një çift, nëpërmjet hirit të Perënidsë, mund të mësojë të falë dhe mund të fillojnë ta rindertojë martesën e tyre. Perëndia na ka falur për më tepër. Është mirë që ne të ndjekim shembullin e Tij dhe ta falim madje edhe mëkatin e tradhëtisë bashkëshortore (Efesianëve 4:32). Megjithatë, në disa raste, një bashkëshort / bashkëshorte nuk pendohet dhe vazhdon në imoralitet seksual. Këtu mund të praktikohet edhe Mateu 19:9. Shumë kërkojnë të rimartohen shumë shpejt pas një divorci edhe pse Perëndia dëshiron që ata të qëndrojnë beqarë. Perënida ndonjëherë e thërret një person për të qëndruar beqar në mënyrë që mos çpërqëndrohet (1 Korintasve 7: 32-35). Rimartesa mund të jetë një zgjedhje në vartësi të rrethanave, por kjo nuk do të thotë se është zgjedhja e vetme.

Është për të ardhur keq që numri i divorceve mes praktikuesve të Krishter është afërsisht i njëjtë me atë të botës mosbesuese. Bibla e thotë qartë se Perënida e urren divorcin (Malakia 2:16) dhe që pajtimi dhe falja duhet të mbizotërojnë në jetën e një besimtari (Luka 11:4; Efesianëve 4:32). Megjithatë Perënidia e di që divorci ka për të ndodhur edhe mes fëmijëve të Tij. Një besimtar i divorvuar dhe/ose i rimartuar nuk duhet të ndihet më pak i dashur nga Perënida edhe nëse divorci dhe/ose rimartesa e tij nuk vjen si rrjedhoje e pjesës së nënrenditur përjashtuese tek Mateu 19:9. Perënida shpesh herë e përdor edhe mëkatin e mosbindjes së të Krishterëve për të kryer gjëra të mira.

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

Çfarë thotë Bibla në lidhje më divorcin dhe rimartesën?
© Copyright Got Questions Ministries