Pyetje
Cila është feja e duhur për mua?
Përgjigjia
Restorantet “fast food” na joshin duke na lejuar të porositim ekzaktësisht atë që duam. Disa kafeteri mburren se mund të përgatisin mbi njëqind shije dhe variacione të kafes. Edhe kur duam të blejmë shtëpi ose makina, ne mund të zgjedhim një me të gjitha opsionet dhe karakteristikat që dëshirojmë. Ne nuk jetojmë më vetëm në një botë me shije çokollate, vanilje dhe luleshtrydhe. Zgjedhjet janë të mira! Ju mund të gjeni gjithçka që dëshironi sipas shijeve dhe nevojave tuaja personale.
Si ju duket ideja e një feje që ju përshtatet? Si ju duket ideja e një feje që ju çliron nga ndjenja e fajit, që nuk ka kërkesa dhe që nuk është e ngarkuar me shumë rregulla? Një fe e tille ekziston, ashtu siç e përshkrova, por a është feja diçka që ne mund të zgjedhim, siç zgjedhim shijen e akullores sonë të preferuar?
Ka shumë zëra që mundohen të na tërheqin vëmendjen, pse atëhere duhet që dikush të zgjedhe Jezusin në vend të Muhamedit le të themi, ose Konfucit, Budës, Çarls Tez Rasëllit ose Jozef Smithit? Gjithësesi, a nuk të çojnë të gjitha rrugët në Qiell? A nuk janë të gjitha fetë të njëjta në thelb? E vërteta qëndron se jo të gjitha fetë të çojnë në Qiell ashtu siç është e vërtetë se jo të gjitha rrugët të çojnë në Romë.
Vetëm Jezusi flet me autoritetin e Zotit sepse vetëm Jezusi e ka mundur vdekjen. Muhamedi, Konfuci dhe gjithe të tjerët dergjen në varre sot e kësaj dite, por Jezusi, me anë të fuqisë së Tij, u ngrit nga varri tri ditë pas vdekjes së tmerrshme mbi kryqin Romak. Kushdo që ka pushtet mbi vdekjen e meriton vëmendjen tonë. Kushdo që ka pushtet mbi vdekjen e meriton të dëgjohet.
Provat për ringjalljen e Jezusit janë të panumërta. Së pari, kanë qenë mbi pesëqind dëshmitarë okularë të Krishtit të ringjallur! Pesëqind dëshmitarë okularë nuk janë pak. Nuk mund të shpërfillet zëri i pesëqind personave. Duhet të kemi parasysh edhe çështjen e varrit bosh. Armiqtë e Jezusit mund ta kishin ndaluar shumë lehtë këtë thashethem rreth ringjalljes së Krishtit duke ekspozuar trupin e Tij të vdekur, të kalbur, por ja që aty nuk kishte asnjë trup të vdekur për të ekspozuar! Varri ishte bosh! A ishte e mundur që trupin e Tij ta kishin vjedhur dishepujt? Vështirë. Për të parandaluar çdo të papritur, varri i Jezusit mbikqyrej fort nga ushtarë të armatosur. Nëse kemi parasysh ndjekësit e Tij të frikësuar, të cilët i’a kishin mbathur gjatë arrestit dhe kryqëzimit të Tij, nuk ka pothuajse aspak të ngjarë që ky grup peshkatarësh të ulët dhe të frikësuar të mund të ishin ndeshur me disa ushtarë profesionistë, të trajnuar. Fakti i thjeshtë është se ringjallja e Jezusit nuk mund të shpjegohet ndryshe!
Sërisht, çdokush që ka fuqi mbi vdekjen e meriton të dëgjohet. Jezusi e tregoi fuqinë e Tij mbi vdekjen, prandaj duhet të dëgjojmë atë që Ai thotë. Jezusi tha se është e vetmja rrugë shpëtimi (Gjoni 14:6). Ai nuk është një rrugë, nuk është një nga shumë rrugët, por Jezusi është rruga.
Dhe po ky Jezus thotë, “Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t'ju jap çlodhje” (Mateu 11:28). Kjo është një botë e egër dhe jeta është e vështirë. Shumica prej nesh janë plagosur, gjakosur dhe kanë shpirt luftarak, apo jo? Çfarë doni atëhere? Ripërtëritje apo thjesht një fe? Një Shpëtimtar të gjallë apo një prej shumë “profetëve”? Një marrëdhënie kuptimplotë apo rituale boshe? Jezusi nuk është një zgjedhje – Ai është zgjedhja.
Jezusi është “feja” e duhur nëse jeni dukë kërkuar për falje (Veprat 10:43). Jezusi është “feja” e duhur nëse jeni duke kërkuar një marrëdhënie kuptimplotë me Zotin (Gjoni 10:10). Jezusi është “feja” e duhur nëse jeni duke kërkuar një banesë të përjetshme në Qiell (Gjoni 3:16). Vendose besimin tënd në Jezus Krishtin si Shpëtimtarin tënd – nuk do të pendohesh! Beso në Të për faljen e mëkateve të tua – nuk do të mbetesh i zhgënjyer.
Nëse doni të keni një “marrëdhënie të duhur” me Zotin, mund të thoni këtë lutje. Mos harroni, kjo apo ajo lloj lutje nuk ju shpëton. Vetëm besimi juaj tek Krishti mund t’ju sigurojë faljen e mëkateve. Kjo lutje është thjesht një mënyrë për t’i shprehur Zotit besimin që keni tek Ai dhe për ta falenderuar Atë që siguroi që për faljen tuaj. “ Zot, e di që kam mëkatuar kundër teje dhe e meritoj të ndëshkohem. Por Jezus Krishti mori ndëshkimin që unë meritoja, që nëpërmjet besimit tek Ai unë të mund të jem i falur. Unë largohem nga mëkati im dhe të besoj Ty për shpëtimin tim. Faleminderit për mëshirën tënde të mrekullueshme dhe për faljen! Amen!”
A keni marrë një vendim në lidhje me Krishtin prej asaj që lexuat këtu? Nëse po, ju lutem klikoni poshtë tek butoni “Kam pranuar Krishtin sot.”
English
Cila është feja e duhur për mua?