settings icon
share icon
Pyetje

A ka Bibla gabime, kontradita ose mospërputhje?

Përgjigjia


Nëse lexojmë Biblën për të marrë kuptimin e parë, pa u nisur me idenë për të gjetur gabime, do të kuptojmë që është një libër me lidhje logjike, me përputhshmëri dhe relativisht i lehtë për t'u kuptuar. Po, ka pasazhe të vështira. Po, ka vargje që duket se kundërshtojnë njëra-tjetrën. Ne duhet të kujtojmë se Bibla është shkruar përafërsisht nga 40 autorë të ndryshëm për një periudhë kohore prej 1500 vjetësh. Çdo shkrimtar shkroi me një stil të veçantë, nga një këndvështrim ndryshe, për audienca të ndryshme, për qëllime të ndryshme. Ne duhet të presim disa ndryshime të vogla. Megjithatë një ndryshim nuk është një kontraditë. Është një gabim vetëm nëse nuk ka asnjë mundësi që vargjet dhe pasazhet të pajtohen. Edhe pse një përgjigje s’mund të jetë e mundshme për momentin, nuk do të thotë se përgjigjja nuk ekziston. Shumë kanë supozuar një gabim në Bibël në lidhje me historinë ose gjeografinë vetëm për të treguar se Bibla është e saktë duke u mbështetur në dëshmitë e tjera arkeologjike të zbuluara më parë.

Ne shpesh marrim pyetje të tilla si: “Shpjegoni se si këto vargje nuk bien në kundërshtim me njëra-tjetrën!” ose “Shiko, është një gabim këtu në Bibël!” Pa dyshim, disa pyetjeve që njerëzit bëjnë është vështirë t’iu japësh përgjigje. Megjithatë, pretendimi ynë është se ka përgjigje të mundshme dhe intelektualisht të besueshme për çdo kundërshtim dhe gabim të supozuar në Bibël. Në dipozicion janë libra dhe faqe në internet që listojnë “të gjitha gabimet në Bibël”. Shumica e njerëzve thjesht marrin mjetet mbrojtëse nga këto vende; nuk gjejnë gabime të supozuara nga ana e tyre. Gjithashtu, ka libra dhe faqe në internet që hedhin poshtë çdo gabim të supozuar. Gjëja më e trishtuar është se pjesa më e madhe e njerëzve që sulmojnë Biblën nuk janë vërtet të interesuar në gjetjen e një përgjigjeje. Shumë “sulmues të Biblës” edhe pse janë të vetëdijshëm për këto përgjigje, ata vazhdojnë të përdorin të njëjtat sulme të vjetra e të cekëta përsëri e përsëri.

Pra, çfarë duhet të bëjmë kur dikush na vjen me një gabim të supozuar nga Bibla? 1) Me lutje studiojmë Shkrimet dhe shohim nëse ka një përgjigje të thjeshtë. 2) Bëjmë disa kërkime duke përdorur komentuesit më të mirë të Biblës, librat “Mbrojtja e Biblës” dhe faqet për kërkimet biblike në internet. 3) Pyesim pastorët/drejtuesit e kishës për të dhënë një zgjidhje të mundshme. 4) Nëse pas hapave 1), 2) dhe 3) nuk kemi një përgjigje të qartë, i besojmë Zotit se vetë Fjala e Tij është e vërtetë dhe se ka një zgjidhje që nuk është dhënë ende. (2 Timoteu 2:15, 3:16-17).

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

A ka Bibla gabime, kontradita ose mospërputhje?
© Copyright Got Questions Ministries