Pyetje
A është hyjnia e Krishtit Biblike?
Përgjigjia
Përveç thënieve specifike të Jezusit në lidhje me Veten, edhe dishepujt e Tij e kuptuar hyjninë e Krishtit. Ata thanë se Jezusi kishte të drejtë të falte mëkatet – diçka që vetëm Zoti mund të bëjë, përderisa është një Zot që ofendohet nga mëkati (Veprat 5:31; Kolosianëve 3:13; Psalmet 130:4; Jeremia 31:34). Në lidhje të ngushtë me thënien e fundit, është thënë gjithashtu se Jezusi do të jetë Ai që “do të gjykojë të gjallë e të vdekur” (2 Timoteut 4:1). Thomai iu drejtua Jezusit: “Zoti im dhe Perëndia im” (Gjoni 20:28). Pali e quan Jezusin: “I madhi Perëndi dhe Shpëtimtari” (Titit 2:13) dhe ai nxjerr në pah faktin se Jezusi ekzistonte para mishërimit të Tij “në trajtë Perënide” (Filipianëve 2:5-8). Autori i Hebrenjve, shkruan në lidhje me Jezusin: “Froni yt, o Perëndi është në shekuj të shekujve; skeptri i mbretërisë sate është skeptër drejtësie” (Hebrenjve 1:8). Gjoni thotë se “Në fillim ishte Fjala dhe Fjala ishte pranë Perëndisë dhe Fjala(Jezusi) ishte Perëndi” (Gjoni 1:1). Shembuj nga Shkrimet, që na mësojnë në lidhje me hyjninë e Krishtit, mund të gjejmë me shumicë (shiko Zbulesa 1:17; 2:8; 22:13; 1 Korintasve 10:4; 1 Pjetrit 2:6-8; Psalmet 18:2; 95:1; 1 Pjetrit 5:4; Hebrenjve 13:20), por edhe njëra prej tyre mjafton për të treguar se Jezusi konsiderohej si hyjni nga ndjekësit e Tij.
Jezusit gjithashtu i janë dhënë tituj të njëjtë me Yahweh (emri fromal i Perëndisë) në Testamentin e Vjetër. Titulli “shpëtimtar” në Testamentin e Vjetër (Psalmet 130:7; Hosea 13:14) i referohet Jezusit në Testamentin e Ri (Titit 2:13; Zbulesa 5:9). Jezusi është quajtur Emanuel (“Zoti me ne” tek Mateu 1). Tek Zakaria 12:10 është Yahweh që thotë: “... do të vështrojnë drejt meje, drejt atij që kanë therur”. Por tek Testamenti i Ri kjo vlen për kryqëzimin e Jezusit (Gjoni 19:37; Zbulesa 1:7). Nëse Yahweh është Ai që është therur dhe poshtëruar, atëherë Jezusi është Yahweh. Pali e interpreton pasazhin tek Isaia 45:22-23, duke iu referuar Jezusit tek Filipianëve 2:10-11. Për më tepër, emri i Jezusit është përdorur në lutje bashkangjitur me atë të Yahweh: “Paçi hir e paqe nga Perëndia Ati dhe nga Zoti ynë Jezu Krishti” (Galatasve 1:3; Efesianëve 1:2). Kjo do të ishte blasfemi nëse Jezusi nuk do të ishte hyjni. Emri i Jezusit përdoret me atë të Yahweh në urdhërin e Jezusit për të pagëzuar: “në emër të(njëjës) Atit e të Birit e të Frymës së Shenjtë” (Mateu 28:19; gjithashtu 2Korintasve 13:14. Tek Zbulesa, Gjoni thotë se të gjitha krijesat adhuronin Krishtin (Qengjin) – prandaj Krishti nuk është pjesë e Krijimit (5:13).
Vepra që mund të përmbushen vetëm nga Perëndia i janë besuar Jezusit. Jezusi jo vetëm që ringjalli të vdekur (Gjoni 5:21; 11:38-44) dhe fali mëkate (Veprat 5:31; 13:38), Ai krijoi dhe mban universin (Gjoni 1:2; Kolosianëve 1:16-17)! Ky fakt del në pah edhe më shumë nëse marrim parasysh se Yahweh tha që ishte i vetëm gjatë krijimit (Isaia 44:24). Për më tepër, Jezusi përmban atribute të tilla që vetëm një hyjni mund t’i ketë: është i përjetshëm (Gjoni 8:58), i kudondodhshëm (Mateu 18:20, 28:20), i gjithëditshëm (Mateu 16:21), i gjithëfuqishëm (Gjoni 11:38-44).
Tani, është një gjë të thuash se je Perëndi ose të mundohesh t’i mbushësh mendjen dikujt dhe është diçka krejt tjetër ta demostrosh një gjë të tillë. Krishti për të demostruar hyjninë e Tij, ofroi shumë mrekulli dhe madje ringjalli edhe të vdekur. Vetëm disa nga mrekullitë e Tij kishin të bënin me; kthimin e ujit në verë (Gjoni 2:7), ecjen mbi ujë (Mateu 14:25), shumimin e objekteve fizike (Gjoni 6:11), shërimin e të verbërve (Gjoni 9:7), të çalëve (Marku 2:3) dhe të sëmurëve (Mateu 9:35; Marku 1:40-42) dhe madje ringjalljen e të vdekurve (Gjoni 11:43-44; Luka 7:11-15; Marku 5:35). Mbi të gjitha, vetë Krishti u ringjall prej së vdekurish. Ndryshe nga të ashtuquajturit zotër paganë të mitologjisë, që ngrihen dhe vdesin, ndryshe nga fetë e tjera, ku nuk bëhet fjalë për ringjallje dhe asnjë thënie tjetër nuk ka një konfirmim të tillë kaq frymëror. Sipas Dr. Gerri Habermas, janë të paktën dymbëdhjetë fakte historike që madje as një jo i Krishter nuk do t’i mohonte:
1. Jezusi vdiq i kryqëzuar.
2. Ai u varros.
3. Vdekja e Tij i dëshpëroi dishepujt e Tij, të cilën i humbën shpresat.
4. Varri i Jezusit u zbulua (ose u pretendua se u zbulua) se ishte bosh pak ditë më pas.
5. Dishepujt besonin se e kishin parë Jezusin t’ju shfaqej i ringjallur.
6. Pas kësaj, dishepujt e Tij u kthyen nga dyshues në besimtarë të guximshëm.
7. Ky mesazh ishte në qëndër të çdo predikimi në Kishën e hershme.
8. Ky mesazh u predikua ne Jeruzalem.
9. Si rezultat i këtyre predikimeve, Kisha lindi dhe u rrit.
10. Dita e ringjalljes, e Diela, zëvendësoi Shabatin (Të Shtunën) si dita më e rëndësishme për adhurim.
11. Jakobi, një skeptik, u thye gjithashtu në një besimtar pasi e pa Jezusin të ringjallur.
12. Pali, një armik i Krishtërimit, u kthye në të Krishter pas i’u shfaq Jezusi i ringjallur, siç besonte ai.
Edhe nëse disa do të kishin kundërshtime në lidhje më këtë listë, vetëm pak nga ato pika do të mjaftonin si fakte për ringjalljen dhe për vendosjen e ungjillit: vdekja e Jezusit, varrosja, ringjallja dhe shfaqja e Tij (1 Korintasve 15:1-5). Ndërkohë që mund të ekzistojnë teori te tjera që shpjegojnë faktet e mësipërme, vetëm ringjallja mjafton për t’i shpjeguar të gjitha. Kritikët e pranojnë se dishepujt thanë që e kishin parë Jezusin e ringjallur. Asnjë lloj halucinacioni ose gënjeshtre nuk mund të ndryshojë njerëz ashtu siç bëri ringjallja. Së pari, çfarë përfitimi do të kishin ata(dishepujt)? Krishtërimi nuk ishte shumë i njohur dhe as që nuk ofronte para. Së dyti, gënjeshtarët nuk mund të bëhen martirë. Asgjë tjetër përveç ringjalljes, nuk mund të shpjegojë gatishmërinë e dishepujve për të vdekur në mënyra të tmerrshme për besimin e tyre. Po, është e vërtetë që shumë njerëz vdesin për gjëra që ata mendojnë se janë të vërteta, por askush nuk mund të vdesë për diçka kur e di se është e pavëretë.
Së fundi: Krishti tha se ishte Yahweh, Ai ishte hyjni (jo thjesht “një zot” – por Zoti i Vërtetë), ndjekësit e Tij (Judenjtë, që do të ishin tmerruar nga idhujtaria) e besuan Atë si të tillë. Jezusi dha prova për pretendimet e Tij se ishte hyjni, nëpërmjet mrekullive të Tij dhe ringjalljes. Asnjë hipotezë tjetër nuk mund t’i shpjegojë këto fakte.
English
A është hyjnia e Krishtit Biblike?