settings icon
share icon
Pyetje

Nëse kthehem në të Krishter, familja ime do të më mohojë dhe unë do të përndiqem në mënyrë të tmerrshme nga kultura ime. Çfarë te bëj?

Përgjigjia


Është e vështirë që besimtarët të cilët jetojnë në kombe ku liria fetare është një gur themeli për kuturën, të kuptojnë plotësisht se sa u kushton të krishterëve në disa vende të tjera të botës të ndjekin Jezusin. Megjithatë Bibla është Fjala e Perëndisë dhe si e tillë, është gjithëpërfshirëse në të kuptuarit e sprovave të jetës dhe trazirave, pavarësht nga vendi dhe koha. Jezusi e bëri të qartë faktin se të ndjekësh Atë është një hap i kushtueshëm. Në fakt na kushton gjithçka. Në rradhe të parë na kushton vetën tonë. Jezusi u tha turmave që e ndiqnin nga pas: “Kushdo që don të vijë pas meje, të mohojë vetveten, të marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë” (Marku 8:34). Kryqi ishte një instrument i vdekjes dhe Jezusi po e bënte të qartë se të ndiqje Atë do të thoshtë të vdisje ndaj vetes. Të gjitha dëshirat tona tokësore dhe ambicjet duhet të kryqëzohen në mënyrë që ne të kemi një jetë të re në Të, sepse askush nuk mund t’u shërbejë dy zotërinjve (Luka 6:13). Por kjo jetë e re është shumë herë më e madhështore dhe më e vlefshme se çdo gjë që mund të fitojmë në këtë botë.

Së dyti, mund të na kushtojë miqtë tanë dhe familjen tonë. Jezusi shpjegon tek Mateu 10:32-29 se ardhja e Tij do të sillte ndarje ndërmjet ndjekësve të Tij dhe familjeve të tyre, por çdokush që nuk e urren (në kuptimin nuk e do më pak) familjen e tij, nuk është i denjë të jetë ndjekësi i Tij. Nëse ne e mohojmë Krishtin për të pasur paqe në familjen tonë tokësore, atëhere edhe Ai do të na mohojë në qiell dhe nëse Jezusi na mohon, na ndalohet hyrja për në qiell. Por nëse ne e pranojmë Atë para njerëzve, pavarsisht nga kostoja personale që mund të paguajmë, Ai do t’i thotë Atit të Tij: “ky është i imi – uroi mirë se ardhjen në mbretërinë Tënde.” Jeta e përjetshme është “margaritari me vlerë të madhe” tek Mateu 13:44-46, për të cilin ia vlen të heqësh dorë nga çdo zotërim. Nuk është mirë të kapesh pas gjërave të kësaj jete të shkurtër dhe të humbasësh përjetësinë. “Ç'dobi do të ketë njeriu të fitojë gjithë botën, nëse më pas do të humbë shpirtin e vet?” (Marku 8:36). Ashtu siç ka thënë edhe Xhim Eliot; një misionar i vrarë për shkak se ndau Krishtin me Indianët Huaorani në Ekuador – “Nuk është i marrë ai që jep atë që nuk mund ta mbajë për të fituar atë që nuk mund ta humbase.”

Jezusi gjithashtu e bëri të qartë se përndjekja për hir të Tij ishte e paevitueshme. Ai na nxit që ta konsiderojmë një gjë të tillë si pjese normale të të qenit dishepuj të Tij dhe të marrim zemër gjatë kësaj kohe. Ai madje e quan “të bekuar” atë që persekutohet dhe na thotë që “të gëzohemi dhe të ngazëllohemi sepse shpërblimi jonë është i madh në qiej” (Mateu 5:10-12). Ai na kujton se njerëzit e Tij kanë qenë gjithmonë të persekutuar. Në Testamentin e Vjetër profetët persekutoheshin, fyeshin, torturoheshin, vriteshin, madje thuhet në një rast se janë ndarë më dysh me sharrë! (Hebrenjve 11:37) Të gjithë Apostujt (përveç Gjonit, i cili u dërgua si i burgosur në ishullin e Patmos) u ekzekutuan për shkak se predikuan Krishtin. Sipas traditës thuhet se Pjetri ka ngulur këmbë për t’u kryqëzuar me kokë poshtë sepse e konsideronte veten të padenjë për të vdekur në të njëjtën mënyrë si Zoti. Dhe përsëri ai shkroi në letrën e Tij të parë: “ Në qoftë se ju fyejnë për emrin e Krishtit, lum ju, sepse Fryma e lavdisë dhe Fryma e Perëndisë prehet mbi ju...” (1Pjetrit 4:14). Apostulli Pal ka qenë në burg, është rrahur dhe është gjuajtur me gurë disa herë për shkak se ka predikuar Krishtin, por ai i konsideronte vuajtjet e tij të padenja për t’u përmendur, krahasuar me lavdinë që e dinte se e priste (Romakëve 8:18).

Megjithëse kostoja e të qenit një dishepull mund të duket e lartë, shpërblimet janë tokësore dhe qiellore. Jezusi ka premtuar se do të jetë me ne gjithmonë, deri në fund të kësaj epoke (Mateu 28:20); Ai kurrë nuk do të na lerë dhe nuk do të na braktisë (Hebrenjve 13:5); Ai e njeh dhimbjen dhe vuajtjet tona, duke qene se edhe Ai vuajti për ne (1 Pjetrit 2:21); Dashuria e Tij për ne nuk njeh asnjë fund, Ai kurrë nuk do të lejojë që të tundohemi përtej fuqive tona, por gjithmonë do të na japë një rrugëdalje (1 Korintasve 10:13). Kur ne bëhemi pjestarët e parë në familjen ose në kulturën tonë që përqafojmë Krishtin, ne bëhemi anëtarë të familjes së Perëndisë duke u bërë kështu edhe ambasadorë për të dashurit tanë dhe për botën. Si të tillë, ne fare mirë mund të bëhemi instrumenti që Ai përdor për të tërhequr të tjerët drejt Vetes, duke na dhënë një gëzim përtej çdo imagjinate.

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

Nëse kthehem në të Krishter, familja ime do të më mohojë dhe unë do të përndiqem në mënyrë të tmerrshme nga kultura ime. Çfarë te bëj?
© Copyright Got Questions Ministries