settings icon
share icon
Pyetje

Cili është kuptimi i jetës?

Përgjigjia


Cili është kuptimi i jetës? Si mund të gjej një kuptim, përmbushje dhe kënaqsi në jetë? A do ta kem potencialin të arrij diçka me vlerë që zgjat? Kaq shumë njerëz nuk janë ndalur ndonjëherë për të menduar se cili është kuptimi i jetës. Ata kthejnë sytë pas në vite dhe vrasin mendjen se pse janë prishur marrëdhëniet e tyre dhe pse ndihen aq bosh edhe pse mund të kenë arritur atë që i kanë vënë qëllim vetes. Një lojtar bejsbolli që arrit të bëhej shumë i famshëm, kur e pyetën se çfarë do të kishte dashur që dikush t’i thoshte kur filloi të luante bejsboll, u përgjigj: “Do të kisha dëshirë që dikush të më kishte thënë se kur arrin në majë, nuk ka asgjë aty”. Shumë qëllime na duken të kota vetëm pasi kanë kaluar vite të shkaura dëm për realizimin e tyre.

Në shoqërinë tonë humane, njerëzit ndjekin të realizojnë shumë qëllime, duke menduar se në fund do të arrijnë të gjejnë një kuptim. Disa nga këto qëllime janë: biznesi, suksesi, pasuria, marrëdhëniet e mira, seksi, argëtimi, të bërit mirë, etj. Njerëz të ndryshëm kënë dëshmuar se ndërsa i kanë realizuar qëllimet e tyre për pasuri, marrëdhënie dhe qejf, ata përsëri janë ndjerë bosh.

Autori i librit të Predikuesit në Bibël e nxjerr në pah këtë ndjenjë kur ai thotë: “ Pa kuptim! Pa kuptim!...Përfundmisht pa kuptim! Gjithçka është pa kuptim.” Ky autor kishte një pasuri të pamasë, urtësi përtej asaj të një njeriu në kohën e tij ose në kohën tonë, me qindra gra, pallate dhe kopshte që kanë qënë zilia e çdo mbretërie, ushqimin dhe verën më të mirë, të gjitha format e argëtimit që mund të ekzistonin. Dhe në një pikë ai tha se gjithçka që zemra e tij dëshironte, ai e kishte realizuar. Por ai përsëri doli në përfundimin se “jeta nën diell” (një jetë e jetuar në mënyrë të tillë sikur gjithçka të ketë të bëjë me atë që shohim me sytë tanë dhe që përjetojmë me shqisat tona) është pa kuptim! Pse ka një boshllëk kaq të madh? Sepse Perëndia na ka krijuar për diçka përtej asaj që mund të përjetojmë këtu dhe tani. Salomoni tha në lidhje me Perëndinë: “Ai madje ka vendosur edhe përjetësinë në zemrat e njerzve...”. Në zemrat tona, ne jemi të vetëdijshëm se “këtu dhe tani” nuk janë e gjitha.

Tek Zanafilla, libri i parë i Biblës, ne zbulojmë se Perënida e krijoi njeriun sipas imazhit të Tij (Zanafilla 1:26). Kjo do të thotë se ne i ngjasojmë më shumë Perëndisë se sa ndonjë diçkaje tjetër (ndonjë forme tjetër jete). Ne gjithashtu zbulojmë se përpara rënies së njeriut në mëkat dhe përpara ardhjes së mallkimit në tokë, gjërat e mëposhtme ishin të vërteta: (1) Perëndia e bëri njeriun një krijesë sociale (Zanafilla 2:18-25); (2) Perënida i dha njeriut punë (Zanafilla 2:15); (3) Perënida kishte miqësi me njeriun (Zanafilla 3:8); dhe (4) Perëndia i dha njeriut të drejtën të sundojë tokën (Zanafilla 1:26). Çfarë kuptimi kanë gjithë këto? Unë besoj se Perënida synonte që secila prej këtyre gjërave të mund t’i shtohej plotësisë sonë në jetë, por të gjitha këto (në mënyrë të veçantë miqësia e njerut me Perëndinë) u ndikuan keqas nga rënia e njeriut në mëkat, që solli si rezultat mallkimin në tokë (Zanafilla 3).

Tek Zbulesa, libri i fundit i Biblës, në fund të çdo ngjarje që ka të bëjë me fundin e kohërave, Perënida zbulon se do të shkatërrojë tokën dhe qiejt e tanishëm ndërsa ne do të na çojë në një gjendje përjetësie duke krijuar një qiell të ri dhe një tokë të re. Në atë pikë, Ai do të restaurojë miqësinë e plotë me njerëzimin e shpëtuar. Një pjesë e njerëzimit do të gjykohet si e padenjë dhe do të hidhet në Liqein e Zjarrtë (Zbulesa 20:11-15). Mallkimi i mëkatit do të jetë zhdukur; mëkati nuk do të ekzistojë më, as dhimbja, sëmundja, vdekja, etj. (Zbulesa 21:4). Besimtarët do të trashëgojnë të gjitha gjërat; Zoti do të banojë me ta dhe ata do të jenë bijtë e Tij (Zbulesa 21:7). Kështu, vijmë tek rrethi i plotë, i asaj që Perënida na ka krijuar të kemi miqësi me Të; njeriu mëkatoi, duke e prishur atë miqësi; Perënida e restauroi plotësisht atë miqësi në përjetësi, me ata që ai i ka bërë të denjë. Tani, të jetosh për të arritur gjithçka në jetë dhe të vdesësh i ndarë nga Perënida deri në përjetësi, do të ishte gjëja më e keq dhe më e kotë! Por Perëndia ka siguruar një rrugë, jo vetëm për të siguruar lumturinë e përjetshme (Luka 23:43), por edhe për ta bërë këtë jetë më kuptimplotë dhe të kënaqshme. Por si mundësohet lumturia e përjetshme dhe “qielli ne tokë”?

RESTAURIMI I KUPTIMIT TË JETËS NËPËRMJET JEZUS KRISHTIT

Siç është bërë e qartë edhe më lart, kuptimi i vërtetë tani dhe në përjetësi, gjendet vetëm nëpërmjet ripërtëritjes së marrëdhënies sonë me Perënidnë, që humbi me rënien e Adamit dhe të Evës në mëkat. Sot kjo marrëdhënie me Perëndinë është e mundur vetëm nëpërmjet Birit të Tij, Jezus Krishtit (Veprat 4:12; Gjoni 14:6; Gjoni 1:12). Jeta e Përjetshme fitohet atëhere kur dikush pendohet për mëkatet e tij/saj (nuk dëshiron më të ecë në mëkat por dëshiron që Krishti ta ndryshojë atë dhe ta bëjë një person të ri) dhe fillon të mbështetet tek Jezus Krishti si Shpëtimtar (shiko pyetjen “Cili është plani i shpëtimit?” për më tepër informacion mbi këtë çështje të rëndësishme).

Tani, kuptimi i vërtetë në jetë nuk gjendet vetëm duke ditur se Jezusi është Shpëtimtar (sa do e mrekullueshme që të jetë). Për më tepër, kuptimi i vërtetë i jetës gjendet kur dikush fillon të ndjekë Krishtin dhe të bëhet dishepulli i Tij, duke mësuar për Të, duke kaluar kohë me Të në Fjalën e Tij, Biblën, duke u bashkuar më të në lutje dhe duke ecur me të në bindje të urdhëresave të Tij. Nëse je një jobesimtar(ose një besimtar i ri) ka të ngjarë të jesh duke thënë me vete: “Kjo mua nuk më duket shumë interesante ose përmbushëse!” Por të lutem vazhdo të lexosh edhe pak më poshtë. Jezusi ka thënë:

“Ejani tek unë, o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t'ju jap çlodhje. Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj. Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë!'' (Mateu 11:28-30). “... por unë kam ardhur që të kenë jetë e ta kenë me bollëk” (Gjoni 10:10b). “...Në qoftë se dikush don të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë. Sepse ai që do të dojë ta shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do ta humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë atë (Mateu 16:24,25). “Gjej kënaqësinë tënde në Zotin dhe ai do të plotësojë dëshirat e zemrës sate” (Psalmet 37:4).

Ajo që këto vargje nënkuptojnë është se në nuk keni zgjedhje tjetër. Ne mund të vazhdojmë ta drejtojmë vetë jetën tonë (dhe rezultati do të jetë një jetë boshe) ose mund të zgjedhim të ndjekim me gjithë zemër Perëndinë dhe vullnetin e Tij për jetën tonë (dhe rezultati do te jetë një jetë e plotë dhe përmbushja e dëshirave të zemrës sonë duke gjetur kënaqësi). Kjo ndodh sepse Krijuesi ynë na do dhe dëshiron më të mirën për ne (jo domsdoshmërisht jetën në të lehtë që mund të ekzistojë por atë më të plotën).

Për ta mbyllur, doja të ndaja një analogji nga një miku im pastor. Nëse je një tifoz i sportit dhe vendos të shkosh të shikosh një lojë profesionistësh, ti mund të shpenzosh pak dollarë për një stol në rreshtat e sipërme të stadiumit ose mund të hedhësh disa qindra dollarë për të qenë më afër lojës. Kështu është edhe në jetën si i Krishter. “Të Krishterët e të Dielave” nuk mund të shohin Zotin duke punuar NGA AFËR. Ata nuk e kanë paguar çmimin. Ata që mund ta shikojnë Zotin duke punuar NGA AFËR janë dishepujt që e ndjekin Jezusin me gjithë zemër. Ata që nuk ndjekin më dëshirat e tyre në jetë, në mënyrë që të ndjekin qëllimin që Zoti ka në jetën e tyre. ATA e kanë paguar çmimin (dorëzimi i plotë ndaj Krishtit dhe vullnetit të Tij); ata janë duke e jetuar jetën në plotësi me ndërgjegje të pastër para të tjerëve dhe para Krijuesit të tyre. Po ju e keni paguar çmimin? A jeni të gatshëm për ta bërë këtë? Nëse po, atëhere nuk do t’ju duhet më të rendni pas kuptimit dhe qëllimit të jetës.

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

Cili është kuptimi i jetës?
© Copyright Got Questions Ministries