settings icon
share icon
Pyetje

Çfarë thotë Bibla në lidhje me martesat ndërraciale?

Përgjigjia


Ligji i Testamentit të Vjetër i urdhëronte Izraelitët të mos përfshieshin në martesa ndërraciale (Ligji i Përtërirë 7:3-4). Arsyeja për këtë është se Izraelitët do të largoheshin nga Zoti nëse do të martoheshin me adhurues idhujsh, paganë ose barbarë. Një princip i njëjtë shihet edhe në Testamentnin e Ri, por në një nivel tjetër: “Mos hyni në një zgjedhë bashkë me të pabesët, sepse ç'lidhje ka drejtësia me paudhësinë? Dhe çfarë afrie ka drita me terrin?” (2 Korintasve 6:14). Ashtu si Izraelitëve (besimtarë të një Zoti të vetëm dhe të vërtetë) u ishte thënë të mos martoheshin me jobesimtarë, ashtu edhe të Krishterëve (besimtarë të një Zoti të vetëm dhe të vërtetë) u është thënë të mos martohen me jobesimtarë. Përgjigja specifike për këtë pyetje është, jo, Bibla nuk e thotë që martesat ndërraciale janë gabim.

Një person duhet të vlerësohet nga karakteri i tij/saj dhe jo nga ngjyra e lëkurës. Ne të gjithë duhet të kemi kujdes që të mos tregojmë favoritizëm ndaj disave, as të mos pragjykojmë ose të jemi racistë ndaj të tjerëve (Jakobi 2:1-10, shiko varun 1 dhe 9 në veçanti). Standarti i një burri ose gruaje të Krishter për përzgjedhjen e mikeshës ose mikut të tij/saj, duhet të jetë gjithmonë të zbulojnë nëse personi për të cilin ai/ajo është i/e interesuar është i/e Krishter (2 Korintasve 6:14), i rilindur me anë të besimit në Jezus Krishtin (Gjoni 3:3-5). Besimi në Krishtin, është standarti për zgjedhjen e bashkëshortit/bashkëshortes, jo ngjyra e lëkurës. Martesa ndërraciale nuk është një çështje e drejtë ose e gabuar, por është një çështje urtësie, mendjemprehtësie dhe lutjeje.

Arsyeja e vetme pse martesat ndërraciale duhen konsideruar me kujdes është për shkak të problemeve që mund të hasë ky çift, sepes të tjerët do ta kenë të vështirë t’i pranojnë ata. Shumë çifte ndërraciale përballen me diskriminimin dhe talljen, ndonjëherë edhe në familjet e tyre. Disa çifte ndërraciale hasin vështirësi kur fëmijët e tyre e kanë ngjyren e lëkurës të ndryshme nga prindërit dhe/ose motrat dhe vëllezërit e tyre (nga një prind tjetër). Një çift ndërracial duhet t’i marrë këto gjëra në konsideratë dhe të jetë i përgatitur nese vendosin të martohen me njëri-tjetrin. Edhe njëherë, kufizimi i vetëm që vendoset në Biblël për një të Krishter, në lidhje me martesën, është nëse personi tjetër është pjesë e Trupit të Krishtit apo jo.

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

Çfarë thotë Bibla në lidhje me martesat ndërraciale?
© Copyright Got Questions Ministries