settings icon
share icon
Pyetje

A janë dhuntitë e mbinatyrëshme të Frymës për ditët e sotme?

Përgjigjia


Si fillim, është e rëndësishme të kuptosh se pyetja nuk kërkon të gjejë se a performon Zoti mrekulli ditët e sotme apo jo. Do të ishte budallallëk dhe jo biblike të shpallësh se Zoti nuk i shëron njerëzit, nuk i flet njerëzve, dhe nuk performon shënja të mbinatyrëshme dhe mrekulli në ditët e sotme. Pyetja është në qofte se dhuntitë e Frymës, të përshkruara fillimisht në 1 Korintasve 12-14, janë akoma aktive në Kishë ditët e sotme. Kjo gjithashtu nuk është një pyetje që mundohet të gjejë se a mundet që Fryma e Shenjtë ti japë dikujt një dhunti të mbinatyrëshme. Pyetja është se a jep Fryma e Shenjtë dhunti të mbinatyrëshme ditët e sotme. Mbi të gjitha gjërat e tjera, ne duhet të pranojmë se Fryma e Shenjtë është e lirë të ndajë dhuntitë sipas vullnetit të Tij (1 Korintasve 12:7-11).

Në librin e veprave dhe letrat, pjesa më e madhe e mrekullive janë performuar nga apostujt dhe shoqëria e tyre e afërt. Pali na jep ne një arsye pse: “Gjërat që Marku dhe një apostull i shënjave, dhe mrekullive – që qenë bërë midis jush me këmbengulje të madhe” (2 Korintasve 12:12). Në qofte se çdo besimtar në Krishtin do të ishte i pajisur me aftësinë për të performuar shënja dhe mrekulli atëherë shënjat dhe mrekullitë nuk mundeshin në asnjë mënyrë të ishin vula identifikuese të një apostulli. Veprat 2:22 na tregon ne se Jezusi ishte “ I akredituar” nga “mrekullitë, dhe shënjat.” Përafërsisht, apostujt ishin “vulosur” si mesazherë gjenialë nga Zoti prej mrekullive që performuan. Veprat 14:3 përshkruajnë mesazhin e Ungjillit duke qënë të “konfirmuar” prej mrekullive që Pali dhe Barnaba performuan.

Kapitujt 12-14 nga 1 Korintasve si fillim merren me subjektin e dhuntive të Frymës. Duket sikur nga ky tekst “I zakonshëm” të krishterëve u është dhënë herë pas here ndonjë dhunti e mbinatyrëshme (12:8-10, 28-30). Ne nuk na është thënë se sa e zakonëshme ishte kjo. Nga të gjitha sa mësuam më lart, se apostujt ishin të “vulosur” nga shënja dhe mrekulli, do të dukej se dhuntitë e mbinatyrëshme të dhëna të krishterëve të “zakonshëm” ishte një pritje dhe jo një rregull. Veç apostujve dhe shoqërive të tyre të afërta, në Testamentin e Ri nuk janë përmendur asnjëherë specifikisht individë që praktikonin dhunti të mbinatyrëshme të Frymës.

Është gjithashtu e rëndëshishme të kuptojmë se në Kishën e herëshme ata nuk kishin Biblën e kompletuar, sic e kemi në ditët e sotme (2 Timoteu 3:16-17). Kështu që, dhuntitë e profecisë, të njohurisë dhe të diturisë etj. Ishin të nevojshme në mënyrë që të Krishterët e hershëm të dinin cfarë Zoti do të donte që ata të bënin. Dhuntia e profecisë i mundësoi besimtarëve të komunikonin të vërtetën e re dhe zbulësen nga Zoti. Tani që zbulesa e Zotit është komplete në Bibël, dhuntitë “befasuese nuk janë më të nevojëshme, të paktën jo në të njëtin kapacitet sic ishin në Testamentin e Ri.

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

A janë dhuntitë e mbinatyrëshme të Frymës për ditët e sotme?
© Copyright Got Questions Ministries