Pyetje
Pse është e rëndësishme pjesëmarrja në kishë?
Përgjigjia
Bibla na thotë të marrim pjesë në kishë, kështu mund të adhurojmë Perëndinë me besimtarët e tjerë dhe të mësojmë Fjalën e Tij për rritjen tonë frymore. Kisha e hershme “Por ata ishin ngulmues në mësimin e apostujve dhe në bashkësi dhe në thyerjen e bukës dhe në lutjet” (Veprat e Apostujve 2:42). Ne duhet të ndjekim këtë shembull të përkushtimit-në të njëjtat gjëra. Veç kësaj, ata nuk kishin ndërtesë të caktuar kishe, por “Dhe ngulmonin në një mendje të vetme çdo ditë në tempull dhe duke e thyer bukën nga shtëpia në shtëpi, merrnin ushqimin me ngazëllim dhe me thjeshtësi zemre” (Veprat e Apostujve 2:46). Kudo që bëhej takimi, besimtarët rriteshin në marrëdhënie me besimtarët e tjerë dhe në mësimin e Fjalës të Perëndisë.
Pjesëmarrja në kishë nuk është thjesht një “sugjerim i mirë”; është vullneti i Perëndisë për besimtarët. Hebrenjtve 10:25 thotë ne duhet: “pa hequr dorë nga të mbledhurit tonë, sikurse kanë zakon disa, por të nxisim njëri-tjëtrin aq më tepër se e shihni ditën që po afrohet.” Madje edhe në kishën e hershme, disa binin në zakone të këqija duke mos u takuar me besimatrët e tjerë. Autori i Hebrenjve thotë se kjo nuk është rruga që duhet të ndjekim. Ne kemi nevojë për inkurajim që kisha të përballojë pjesëmarrjen. Afrimi I kohëve të fundit duhet të na nxitë të jemi edhe më të përkushtuar për të shuar në kishë.
Kisha është vendi ku besimtarët mund ta duan njëri-tjetrin (1Gjoni 4:12), ta inkurajojmë njëri-tjetrin (Hebrenjtë 3:13), “nxitin” njëri-tjetrin për dashuri dhe vepra të mira (Hebrenjtë 10:24), t’i shërbejmë njëri-tjëtrit (Galatasit 5:13), këshillojnë njëri-tjetrin (Romakët 15:14), të nderojnë njëri-tjetrin (Romakët 12:10) dhe jinni të mirë dhe të përdëllyeshëm më njëri-tjetrin (Efesiantë 4:32).
Kur një person i beson Jezus Krishtit për shpëtim, ai ose ajo bëhet një anëtar i trupit të Krishtit (1 Korinatasit 12:27). Që trupi i kishës të funksionojë siç duhet , të gjitha “pjesët e trupit” duhet të jenë të pranishme dhe të punojnë (1Korinatsit 12:14-20). Nuk mjafton vetëm të shkojmë në një kishë; duhet të përfshihemi në shërbesa ndaj të tjerëve, duke përdorur dhuntitë frymore që Perëndia na ka dhënë (Efesianët 4:11-13). Një besimtar nuk mund të arrijë kurrë pjekurinë e plotë shpirtërore pa përdorur dhuntitë e tij dhe ne të gjithë kemi nevojë për ndihmën dhe inkurajimin e besimtarëve të tjerë (1 Korintasit 12:21-26).
Për këto arsye dhe më shumë, pjesëmarrja në kishë dhe miqësia duhet të jenë aspekte të rregullta në jetën e një besimtari. Pjesëmarrja javore në kishë në asnjë kuptim nuk “kërkohet” për besimtarët, por dikush që i përket Krishtit duhet të ketë një dëshirë për të adhuruar Perëndinë, për të marrë nga Fjala e Tij dhe për të patur miqësi me besimtarët e tjerë.
Jezusi është guri i qoshes i kishës (1 Pjetri 2:6) dhe ne jemi “si gurë të gjallë, ndërtoheni për të qenë një shtëpi frymërore, një priftëri e shenjtë, për të ofruar flijime frymërore që i pëlqejnë Perëndisë me anë të Jezu Krishtit” (1Pjetri 2:5). Si materialet e ndërtimit të “shtëpisë frymërore” të Perëndisë ne në mënyrë të natyrshme kemi një lidhje me njëri-tjetrin dhe kjo lidhje është e dukshme gjithmonë që Kisha “shkon në kishë”.
English
Pse është e rëndësishme pjesëmarrja në kishë?