settings icon
share icon
Pyetje

Cili është qëllimi i kishës?

Përgjigjia


Veprat e Apostujve 2:42 mund të konsiderohet si një shkrim që jep qëllimin e kishës: “Por ata ishin ngulmues në mësimin e apostujve dhe në bashkësi dhe në thyerjen e bukës dhe në lutjet.” Sipas këtij vargu, qëllimet, aktivitetet e kishës duhet të jenë: 1) mësimi i doktrinës biblike, 2) sigurimi i një vendi miqësie për besimtarët, 3) respektimi i Darkës së Zotit dhe 4) lutja.

Kisha është për të mësuar doktrinën biblike që ne të themelohemi në besim. Efesianët 4:14 na thotë: “Që të mos jemi më foshnja, të hedhur andej-këndej dhe të çuar aty-këtu nga çdo erë e doktrinës, nëpërmjet mashtrimit të njerëzve dhe dinakërisë së tyre që me dredhi çojnë në gabim.” Kisha duhet të jetë vend i miqësisë, ku të krishterët t’i përkushtohen njëri-tjetrit dhe ta nderojnë njëri-tjetrin (Romakët 12:10), ta mësojnë njëri-tjetrin (Romakët 15-14), të jenë të sjellsëm dhe të mëshirshëm me njëri-tjetrin (Efesianët 4:32), të inkurajojnë njëri-tjetrin (1 Thesalonikasve 5:11) dhe më e rëndësishmja ta duan njëri-tjetrin (1 Gjoni 3:11).

Kisha duhet të jetë vendi ku besimtarët mund të zbatojnë Darkën e Zotit, duke kujtuar vdekjen e Krishtit dhe derdhjen e gjakut në favorin tonë (1 Korintasit 11:23-26). Koncepti i “thyerjes së bukës” (Veprat e Apostujve 2:42) gjithashtu përcjell idenë e të ngrënit së bashku. Ky është një shembull tjetër i përkrahjes së miqësisë në kishë. Sipas Veprave të Apostujve 2:42 qëllimi përfundimtar i kishës është lutja. Kisha duhet të jetë vendi që nxit, mëson dhe praktikon lutjen. Filipianët 4:6-7 na inkurajon “Mos u shqetësoni për asgjë, por, në çdo gjë, ia parashtroni kërkesat tuaja Perëndisë me anë lutjesh dhe përgjërimesh, me falenderim. Dhe paqja e Perëndisë që ia tejkalon çdo zgjuarsie, do të ruajë zemrat tuaja dhe mendjet tuaja në Krishtin Jezus.”

Një tjetër porosi dhënë kishës është predikimi i shpëtimit me anë të Jezus Krishtit (Mateu 28:18-20; Veprat e Apostujve 1:8). Kisha është thirrur të jetë besnike në ndarjen e ungjllit me anë të fjalës dhe veprës. Kisha duhet të jetë “dritë” në komunitet, duke i drejtuar njerëzit drejt Mbretit dhe Shpëtimtarit tonë Jezus Krisht. Kisha duhet të ndajë edhe ungjillin edhe të përgatitë anëtarët e saj për të ndarë ungjillin (1 Pjetri 3:15).

Disa qëllime përfundimtare të kishës janë dhënë në Jakobi 1:27: “Feja e pastër dhe e patëmetë përpara Perëndisë, Atit është kjo: të vizitosh jetimët dhe të vejat në shtrëngimet e tyre dhe ta ruash vetën të panjollë nga bota.” Kisha duhet të ketë detyrën e të sherbyerit ndaj atyre që kanë nevojë. Kjo nuk përfshin vetëm ndarjen e ungjillit, por gjithashtu kujdesin për nevojat fizike (ushqim, veshje, strehim) si të nevojshme dhe të përshtatshme. Gjithashtu kisha duhet të pajisë besimtarët në Krishtin me mjete që i’u duhen për të mposhtur mëkatin dhe të qëndrojnë të lirë nga ndotja e botës. Kjo bëhet nga mësimi biblik dhe miqësia e krishterë.

Kështu, cili është qëllimi i kishës? Pali u dha një shembull të mrekullueshëm besimtarëve në Korint. Kisha është duart, goja dhe këmbët e Zotit në këtë botë – trupi I Krishtit (1 Korintasit 12:12-27). Ne jemi për të bërë gjërat që Jezus Krishti do të bënte nëse do të ishte fizikisht në tokë. Kisha duhet të jetë “e Krishterë”, “si Krishti”, dhe ndjekëse e Krishtit.

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

Cili është qëllimi i kishës?
© Copyright Got Questions Ministries