Pyetje
Një herë të shpëtuar, përgjithmonë të shpëtuar?
Përgjigjia
Nëse një person shpëtohet njëherë, a është ai përgjithmonë i shpëtuar? Kur njerëzit arrijnë ta njohin Krishtin is Shpëtimtarin e tyre, ata fillojnë një marrëdhënie me Perënidnë gjë që ju siguron atyre shpëtimin e përjetshëm. Një numur i madh Shkrimesh e bëjnë të ditur këtë fakt. (a) tek Romakëve 8:30 shkruhet: “Dhe ata që ai i paracaktoi edhe i thirri; dhe ata që i thirri edhe i shfajësoi; dhe ata që i shfajësoi, ata edhe i përlëvdoi”. Ky varg na thotë se që nga momenti që Perëndia na zgjodhi, ne jemi të lartësuar në prezencën e Tij në qiell. Asgjë nuk mund ta ndalojë një besimtar që një ditë të lartësohet, sepse Perënida e ka planifikuar këtë gjë në qiell. Nëse një person shfajësohet njëherë, shpëtim i tij është i sigurt – ai është po aq i sigurtë këtu sa ç‘mund të ishte edhe në qiell.
(b) Pali bën dy pyetje thelbësore tek Romakëve 8:33-34 “Kush do t'i padisë të zgjedhurit e Perëndisë? Perëndia është ai që i shfajëson. Kush është ai që do t'i dënojë? Krishti është ai që vdiq, po për më tepër ai u ringjall; ai është në të djathtë të Perëndisë dhe ai ndërmjetëson për ne”. Kush do t’i padisë të zgjedhurit e Perënidsë? Askush, sepse Krishti është avokati ynë. Kush do të na dënojë? Askush, sepse Krishti, Ai që vdiq për ne, është Ai që dënon. Avokati dhe gjyqtari ynë është në të njëjtën kohë edhe Shpëtimtari ynë.
(c) Besimtarët janë të rilindur sërisht (të ripërtëritur) kur ata besojnë (Gjoni 3:3; Titit 3:5). Që një i Krishter të humbasë shpëtimin, duhet të jetë i pa-ripërtëritur. Bibla nuk na jep ndonjë referencë që tregon se lindja e re mund të merret. (d) Fryma e Shenjtë banon tek të gjithë besimtarët (Gjoni 14:17; Romakëve 8:9) dhe i pagëzon të gjithë besimtarët në Trupin e Krishtit (1 Korintasve 12:13). Që një i Krishter të bëhet i “pashpëtuar”, atij do t’i duhet të bëhet i “pabanueshëm” dhe i ndarë nga Trupi i Krishtit.
(e) Gjoni 3:15 na thotë se kushdo që beson në Jezus Krishtin “do të ketë jetë të përjetshme”. Nëse besoni në Krishtin sot dhe merrni jetën e përjetshme, por të nesërmen e humbisni atë, atëhere nuk ka qenë fare “e përjetshme”. Kështu që nëse ju e humbisni shpëtimin, premtimi i jetës së përjetshme në Bibël do të ishte gënjeshtër. (f) Për një argument më përmbledhës, Shkrimi e thotë vetë: “ Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme, as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë” (Romakëve 8:38,39). Mos harroni; Ai Perëndi që ju shpëtoi, Ai edhe do t’ju mbajë. Nëse shpëtohemi njëherë, jemi përgjithmonë të shpëtuar. Shpëtimi ynë është padyshim përjetësisht i sigurt!
English
Një herë të shpëtuar, përgjithmonë të shpëtuar?