settings icon
share icon
Pyetje

Si mund të jem i sigurtë që jam i shpëtuar?

Përgjigjia


Si mund kesh siguri që ti je shpëtuar? Konsidero 1 Gjon 5:11-13: “Dhe kjo është dëshmia: Zoti na ka dhënë ne jetë të përjetëshme, dhe kjo jetë është në Birin e Tij. Ai që ka Birin ka jetë: ai që nuk ka Birin e Perëndisë nuk ka jetë. I shkruaj këto gjëra për ju që besoni në emrin e Birit të Perëndisë që ju të mund të dini që keni jetë të përjetëshme.” Kush është ai që ka Birin? Janë ata që kanë besuar në Atë dhe e kanë pranuar Atë (Gjon 1:12). Në qoftë se ke Jezusin, ti ke jetë. Jo jetë të përkohëshme, por të përjetëshme.

Zoti do që ne të jemi të sigurtë që jemi të shpëtuar. Ne nuk mund të jetojmë jetën tonë si të Krishterë duke pyetur apo duke u shqetësuar cdo ditë nëqofte se jemi apo jo të shpëtuar me të vërtetë. Ja pse Bibla e bën planin e shpëtimit kaq të qartë. Beso në Jezus Krishtin dhe ti do të shpëtohesh (Gjon 3:16: Vep 16:31). A beson ti se Jezusi është Shpëtimtari, se ai vdiq që të paguante dënimin e mëkateve të tua (Romakët 5:8; 2 Korintasve 5:21)? A je duke i besuar vetëm Atij për shpëtimin? Në qofte se përgjigjja jote është po, ti je i shpëtuar! Siguri do të thotë “të besosh mbi cdo dyshim.” Duke e marrë fjalën e Zotit me zemër, ti mund të “vendosësh mbi cdo dyshim” faktin dhe realitetin e shpëtimit tënd.

Jezusi vetë siguron këtë duke iu referuar atyre që kanë besuar në Atë: “ Unë I jap atyre jetë të përjetëshme, dhe ata nuk do të shkatërrohen kurrë; asnjë nuk mund ti marrë ata nga dora ime. Ati im, I cili mi dha ata mua, është më I madh se të gjithë; asnjë nuk mund ti rrëmbejë nga dora e Atit tim” (Gjon 10:28-29). Jeta e përjetëshme është thjesht aq- e përjetëshme. Nuk ka asnjë, as edhe vetë ti, që mund të heqë dhuratën e Krishtit e dhëne nga Zoti, prej teje.

Ne e fshehim Fjalën e Zotit në zemrat tona që të mos mëkatojmë kundër Tij ( Psalmi 119:11), dhe kjo përfshin edhe mëkatin e të dyshuarit. Merr gëzim në atë që Zoti po të thotë ty, që në vënd të të dyshuarit ne të mund të jetojmë me konfidencë! Ne mund të kemi sigurinë nga vetë Fjala e Krishtit se shpëtimi jonë kurrë nuk do të vihet në pikëpyetje. Siguria jonë është bazuar në Dashurinë e Zotit për ne nepërmjet Jezus Krishtit.

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

Si mund të jem i sigurtë që jam i shpëtuar?
© Copyright Got Questions Ministries