Pyetje
A është Biblike siguria e përjetshme?
Përgjigjia
Kur njerëzit e pranojnë Krishtin si Shpëtimtarin e tyre, ata fillojnë një marrëdhënie me Perëndinë që ju garanton atyre siguri të përjetshme. Juda 24 thotë: “Dhe atij që mund t'ju ruajë nga çdo rrëzim dhe t'ju nxjerrë para lavdisë së tij të paqortueshëm dhe me gëzim”. Fuqia e Perëndisë është e aftë ta ruajë besimtarin nga rrëzimi. Është në dorën e Tij të na nxjerrë para lavdisë së Tij, jo në tonën. Siguria jonë e përjetshme është për shkak se Perëndia është Ai që na ruan, nuk jemi ne që e sigurojmë shpëtimin tonë.
Zoti Jezus Krisht shpalli: “dhe unë u jap atyre jetën e përjetshme dhe nuk do të humbasin kurrë, e askush nuk do t'i rrëmbejë nga dora ime. Ati im, që m'i dha...; dhe askush nuk mund t'i rrëmbejë nga dora e Atit tim” (Gjoni 10:28,29). Jezusi dhe Ati bashkë na kanë kapur prej dore. Kush do të mund të na shkëpuste nga dora e Atit dhe të Birit?
Efesianëve 4:30 na thotë se besimtarët janë “vulosur për ditën e shpengimit.” Nëse besimtarët nuk do të kishin pasur siguri të përjetshme, vulosja nuk do të kishte qenë në të vërtetë për ditën e shpengimit, por vetëm për ditën e mëkatit, apostazisë ose mosbesimit. Tek Gjoni 3:15-16 thuhet se; kushdo që beson në Jezus Krishtin do të ketë “jetë të përjetshme”. Nëse një personi do t’i premtohej jeta e përjetshme dhe më pas do t’i merrej prap, atëhere nuk do të ketë qenë fare e “përjetshme”. Nëse siguria e përjetshme nuk është e vërtetë, premtim i jetës së përjetshme në Bibël nuk do të ishte i vërtetë.
Argumenti më i fuqishëm për sigurinë e përjetshme gjendet tek Romakëve 8:38-39: “Sepse unë jam i bindur se as vdekja, as jeta, as engjëjt, as pushtetet, as fuqia dhe as gjërat e tashme as gjërat e ardhshme as lartësitë, as thellësitë, as ndonjë tjetër krijesë, nuk do të mund të na ndajë nga dashuria e Perëndisë që është në Jezu Krishtin, Zotin tonë”. Siguria jonë e përjetshme varet nga dashuria e Perëndisë për ata që Ai i ka shpëtuar. Siguria jonë e përjetshme është blerë nga Krishti, premtuar nga Ati dhe vulosur nga Fryma e Shenjtë.
English
A është Biblike siguria e përjetshme?