settings icon
share icon
Pyetje

Çfarë thote Bibla në lidhje me tatuazhet dhe shpimet në trup?

Përgjigjia


Ligji i Testamentit të Vjetër i urdhëronte Izraelitët: “Nuk do të bëni asnjë prerje në mishin tuaj për një të vdekur, nuk do të bëni asnjë tatuazh mbi trupin tuaj. Unë jam Zoti” (Levitiku 19:28). Por, edhe pse besimtarët sot nuk janë nën ligjin e Testamentit të Vjetër (Romakëve 10:4; Galatasve 3:23-25; Efesianëve 2:15), fakti që ekziston një urdhër kundër tatuazheve, duhet të na bëjë të dyshojmë. Në Testamentin e Ri nuk shkruhet në lidhje me këtë çështje, nëse një besimtar mund të bëjë tatuazh ose jo.

Në lidhje me tatuazhet dhe shpimet e trupit, një test i mirë është të pyesim veten nëse mund t’i kërkojmë Zotit, në mënyrë të sinqertë dhe me ndërgjegje te pastër, që të na bekojë dhe ta përdorë këtë gjë specifike për qëllimet e Tij të mira. “Pra, nëse hani, nëse pini, nëse bëni ndonjë gjë tjetër, të gjitha t'i bëni për lavdinë e Perëndisë” (1 Korintasve 10:31). Bibla nuk na thotë të mos bëjmë tatuazhe ose shpime në trup, por gjithashtu nuk na jep asnjë arsye për të besuar se Zoti do të na lejonte të bënim tatuazhe ose shpime në trup.

Një çështje tjetër për t’u marrë parasysh është modestia. Bibla na mëson të vishemi në mënyrë modeste (1 Timoteut 2:9). Një aspekt i të veshurit në mënyrë modeste është të sigurohemi që të gjitha zonat që duhen mbuluar me rroba, të jenë mbuluar aq sa’ç duhet. Megjithatë, kuptimi kryesor i modestisë nuk është të tërheqësh vëmendjen e të tjerëve. Njerëzit që vishen në mënyrë modeste, vishen në një mënyrë të tillë që nuk u tërheq vëmendjen e të tjerëve. Tatuazhet dhe shpimet në trup në shumicën e rasteve tërheqin vëmendjen e të tjerëve. Në këtë kuptim, tatuazhet dhe shpimet në trup nuk janë diçka modeste.

Një princip i rëndësishëm i Shkrimeve që ka të bëjë me çështjet për të cilat Bibla nuk flet në mënyrë specifike, është të shqyrtojme nëse Zoti do të kënaqej me atë gjë apo jo. Nëse kemi dyshime në lidhje me këtë, atëhere do të ishte më mirë të mos përziheshim në atë lloj akriviteti.

“... dhe çdo gjë që nuk bëhet me besim, është mëkat” (Romakëve 14:23). Ne duhet të mos harrojnë se trupat tanë, ashtu si edhe shpirtrat tanë, janë shpëtuar dhe i përkasin Perëndisë. Edhe pse 1 Korintasve 6:19-20 nuk flet në mënyrë direkte për tatuazhet dhe shpimet në trup, aty gjejme një prinicp: “A nuk e dini se trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë që është në ju, të cilin e keni nga Perëndia, dhe se nuk i përkitni vetvetes? Sepse u bletë me një çmim! Përlëvdoni Perëndinë, pra, në trupin tuaj dhe në frymën tuaj, që i përkasin Perëndisë”. Kjo e vërtetë e madhe duhet të manifestohet edhe në atë që bëjmë dhe se ku shkojmë me trupat tanë. Nëse trupat tanë i përkasin Perëndisë, duhet të jemi të sigurt se kemi “lejën” e Tij para se “të lemë shënja” në të, më tatuazhe dhe shpime.

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

Çfarë thote Bibla në lidhje me tatuazhet dhe shpimet në trup?
© Copyright Got Questions Ministries