Pyetje
Cfarë është shlyerja zëvendësuese?
Përgjigjia
Shlyerja zëvendësuese i referohet Jezus Krishtit i cili vdiq si nje zëvendësues për mëkatarët. Shkrimet mësojnë se të gjithë njerëzit janë mëkatarë (Romakët 3:9-18, 23). Dënimi për mëkatin tonë është vdekja. Romakët 6:23 thuhet, “Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tone.”
Ky varg na mëson ne disa gjëra. Pa Krishtin, ne do të vdesim dhe do të kalojmë një përjetësi në parajsë si pagim pëe mëkatet tona. Vdekja në Shkrimet i referohet një “ndarjeje”. C dokush do të vdesë, por disa do të jëtojnë në parajsë me Zotin në përjetësi, ndërkohë që disa do të jëtojnë një jetë në ferr për në përjetësi. Vdekja për të cilën flitet këtu i referohet jetës në ferr. Gjithsesi, gjëja e dytë që ky varg na mëson ne është se jeta e përjetshme është e vlefshme nëpërmjet Jezus Krishtit. Ky është shlyerja zëvendësuese e Tij.
Jezus Krishti vdiq në vëndin tonë kur Ai u kryqëzua në kryq. Ne meritonim të ishim personat të cilët ishin të vendosur në atë kryë dhe të vdisnim sepse ne jemi ata të cilët jetojnë jetë me mëkate. Por Krishti morri dënimin mbi Veten e Tij në vendin tonë – Ai zëvendësoi Veten e Tij për ne dhe morri çfarë me të drejtë meritonim. “Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të.” (2Korintasve 5:21).
“Ai vet i barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit që ne, të vdekur për mëkate, të rrojmë për drejtësi; dhe me vurratat e tij ju u shëruat.”Këtu përsëri ne shohim se Krishti morri mëkatet që ne kemi kryer mbi Veten e Tij që të paguante çmimin për ne . Disa vargje më vonë ne lexojmë,” sepse edhe Krishti ka vuajtur një herë për mëkatet, i drejti për të padrejtët, për të na çuar te Perëndia. U vra në mish, por u ngjall nga Fryma,“ (1 Pjetri 3:18). Jo vetëm që këto dy vargje na mësojnë ne për zëvendësimin që bëri Krishti ishte për ne, por ata mësojnë se Ai ishtë pajtuesi, që do të thotë Ai ishte i mjaftueshëm për pagesën që kërkohej për shkak të mëkatshmërisë së njerëzimit.
Një pasazh tjetër që flet për zëvendësuesin e pajtimit është Isaia 53:5. Ky varg flet për ardhjen e Krishtit I cili duhej të vdiste në kryq për mëkatet tona. Profecia është shumë e detajuar, dhe kryqëzimi ndodhi ashtu siç ishte parathënë.” Por ai u tejshpua për shkak të shkeljeve tona, u shtyp për paudhësitë tona; ndëshkimi për të cilin kemi paqen është mbi të, dhe për shkak të vurratave të tij ne jemi shëruar.” Ver re zëvendësimin këtu. Këtu përsëri ne shohim se Krishti pagoi çmminpër ne!
Ne mund të paguajmë vetëm çmimin e mëkatit vetëm duke u ndëshkuar dhe vendosur në ferr për gjithë Përjtësinë. Por Biri I Zotit, Jezus Krishti, erdhi në tokë të paguante për çmimin e mëkateve tona. Sepse Ai bëri këtë për ne, ne tani kemi mundësinë që mëkatet tona të jenë të falura, pore dhe të kalojmë përjetësinë me Të. Në mënyrë që ta bëjmë këtë ne duhet ta vendosim besimin tonë në çfarë Krishti bëri në Kryq. Në nuk mund të shpetojmë veten tonë; ne kemi nevojë për një zëvendësues që të zerë vendin tonë. Vdekja e Jezus Krishtit është zëvendësimi i pajtimit.
English
Cfarë është shlyerja zëvendësuese?