Keni Jetën e Përjetshme?




Pyetje: Keni Jetën e Përjetshme?

Përgjigje:
Bibla na paraqet një udhë të qartë drejt jetës së përjetshme. Në fillim duhet të kuptojmë se kemi mëkatuar kundër Zotit: “Sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë” (Romakëve 3:23). Ne të gjithë kemi bërë gjëra të papëlqyeshme për Zotin dhe kjo na bën që ta meritojmë dënimin. Përderisa mëkatet tona janë përfundimisht kundër një Zoti të përjetshëm, atëhere vetëm një dënim i përjetshëm do të mjaftonte. “Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë” (Romakëve 6:23).

Megjithatë, Jezus Krishti, i pamëkati (1 Pjetrit 2:22), Biri i Përjetshëm i Perëndisë u bë njeri (Gjoni 1:1,14) dhe vdiq për të paguar dënimin tonë. “Por Perëndia e tregoi dashurinë e tij ndaj nesh në atë që, kur ende ishim mëkatarë, Krishti vdiq për ne” (Romakëve 5:8). Jezus Krishti vdiq në kryq (Gjoni 19:31-42), duke marrë dënimin që ne meritonim (2 Korintasve 5:21). Pas tri ditësh Ai u ringjall (1 Korintasve 15:1-4), duke fituar kështu mbi mëkatin dhe vdekjen. “Qoftë bekuar Perëndia edhe Ati i Zotit tonë Jezu Krisht, i cili me anë të mëshirës së tij të madhe na rilindi për një shpresë të gjallë me anë të ringjalljes së Jezu Krishtit prej së vdekurish” (1 Pjetrit 1:3).

Me anë të besimit, ne duhet të largohemi nga mëkati ynë dhe të kthehemi tek Krishti për të marrë shpëtimin (Veprat 3:19). Nëse vendosim besimin tonë tek Ai... duke pasur besim se vdekja e Tij në kryq ka paguar mëkatet tona, ne do të jemi të falur dhe kemi premtimin e jetës së përjetshme në qiell. “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.” (Gjoni 3:16). "Sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh" (Romakëve 10:9). Vetëm besimi në veprën e përfunduar të Krishtit në kryq është e vetmja udhë e vërtëtë për të pasur jetën e përjetshme! “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit - dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë - jo nga vepra, që të mos mburret askush” (Efesianëve 2:8-9).

Nëse doni të pranoni Jezus Krishtin si Shpëtimtarin tuaj, këtu keni një lutje e thjeshtë. Mos harroni, kjo apo ajo lloj lutje nuk ju shpëton. Vetëm besimi juaj tek Krishti mund t’ju shpëtojë nga mëkati. Kjo lutje është thjesht një mënyrë për t’i shprehur Zotit besimin që keni tek Ai dhe për ta falenderuar Atë që siguroi për shpëtimin tuaj. “Zot, e di që kam mëkatuar kundër teje dhe e meritoj të ndëshkohem. Por Jezus Krishti mori ndëshkimin që unë meritoja, që nëpërmjet besimit tek Ai unë të mund të isha e falur. Unë largohem nga mëkati im dhe të besoj Ty për shpëtimin tim. Faleminderit për mëshirën tënde të mrekullueshme dhe për faljen – dhuratën e jetës së përjetshme! Amen!”

A keni marrë një vendim në lidhje me Krishtin prej asaj që lexuat këtu? Nëse po, ju lutem klikoni poshtë tek butoni “Kam pranuar Krishtin sot.”



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip



Keni Jetën e Përjetshme?