Si mund të marr faljen e Zotit?




Pyetje: Si mund të marr faljen e Zotit?

Përgjigje:
Veprat 13:38 shpall: “Le ta dini, pra, o vëllezër, se nëpërmjet Tij ju është shpallur falja e mëkateve.”

Çfarë është falja dhe pse është e nevojshme?

Fjala “fal” do të thotë “të pastrosh dosjen”, të ndjesh, të anullosh një borxh. Kur ne gabojmë kundër dikujt, ne kërkojmë ndjesë në mënyrë që marrëdhënia jonë të përtërihet. Një njeri nuk falet sepse ai meriton faljen. Askush nuk meriton faljen. Falja është një vepër dashurie, mëshire dhe hiri. Falja është një vendim për të mos mbajtur përbrënda diçka kundër një personi, pavarsisht asaj që ju ka bërë.

Bibla thotë se ne të gjithë kemi nevojë për t’u falur nga Zoti. Ne të gjithë kemi kryer mëkat. Predikuesi 7:20 shpall: “Nuk ka në fakt asnjë njeri të drejtë mbi tokë që bën të mirën dhe të mos mëkatojë. Tek letra 1 Gjonit 1:8 thuhet: “Po të themi se jemi pa mëkat, gënjejmë vetveten dhe e vërteta nuk është në ne.” Mëkati është përfundimisht një vepër rrebelimi ndaj Zotit. (Psalmi 51:4). Si rezultat ne kemi nevojë për faljen e Perëndisë në mënyrë të padiskutueshme. Nëse mëkatet tona nuk janë falur, ne do të kalojmë përjetësinë duke vuajtur pasojat e mëkateve (Mateu 25:46; Gjoni 3:36).

Falja – Si mund ta kem?

Falë Zotit, Ai është një Zot i dashur dhe i mëshirshëm – i gatshëm për të na falur çdo mëkat! Tek 2 Pjetrit thuhet: “...por (Ai) është i durueshëm ndaj nesh, sepse nuk do që ndokush të humbasë, por që të gjithë të vijnë në pendim.” Zoti dëshiron të na falë, prandaj ai siguroi për faljen tonë.

Vdekja eshte i vetmi dënim i drejte për mëkatet tona. Gjysma e pare e Romakëve 6:23 shpall: “Sepse paga e mëkatit është vdekja...”. Vdekja e përjetshme është paga që na pret për mëkatet tona. Perëndia, sipas planit të Tij të përsosur u bë njeri – Jezus Krishti (Gjoni 1:1,14). Jezusi vdiq në kryq, duke marrë dënimin që ne meritojmë – vdekjen. 2 Korintasve 5:21 na mëson: “Sepse ai bëri të jetë mëkat për ne ai që nuk njihte mëkat, që ne të bëhemi drejtësia e Perëndisë në të.” Jezusi vdiq në kryq duke marrë dënimin që ne meritojmë! Si Zot, vdekja e Jezusit siguroi falje për mëkatet e mbarë botës. 1 Gjonit 2:2 shpall: “Ai është shlyesi për mëkatet tona; dhe jo vetëm për tonat, por edhe për ata të të gjithë botës.” Jezusi u ringjall prej së vdekurish duke shpallur fitoren e Tij mbi mëkatin dhe vdekjen (1 Korintasve 15:1-28). Lavdi Zotit, nëpërmjet vdekjes dhe ringjalljes së Jezus Krishtit, gjysma e dyte e Romakëve 6:23 është e vërtet, : “...por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë.”

A doni që mëkatet e tuaja të falen? A keni një ndjenjë të vazhdueshme faji që nuk mund ta largoni? Falja e mëkateve është e mundur nëse e vendosni besimin tuaj tek Jezus Krishti për të qenë Shpëtimtari juaj. Tek Efesianëve 1:7 thuhet, “në të cilin (Jezusin) kemi shpengimin me anë të gjakut të tij, faljen e mëkateve sipas pasurisë së hirit të Tij.” Jezusi e pagoi borxhin për ne, që ne të mund të ishim të falur. Gjithçka që duhet të bëni është t’i kërkoni Zotit t’ju falë nëpërmjet Jezusit, duke besuar se Jezusi vdiq për të paguar për faljen tuaj – dhe Ai do t’ju falë! Gjoni 3: 16-17 përmban këtë mesazh të mrekullueshëm: “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme. Sepse Perëndia nuk e dërgoi Birin e vet në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij.”

Falja – është vertet kaq e thjeshtë?

Po, është kaq e thjeshtë! Ju nuk mund ta fitoni faljen e Zotit. Ju nuk mund të paguani për të marrë falje nga Zoti. Ju thjesht mund ta merrni atë, me besim, nëpërmjet hirit dhe mëshirës së Perëndisë. Nëse doni të pranoni Jezus Krishtin si Shpëtimtarin tuaj dhe të merrni faljen nga Perëndia, mund të bëni këtë lutje. Kjo apo ajo lloj lutje nuk ju shpëton. Vetëm besimi juaj tek Krishti mund t’ju sigurojë faljen e mëkateve. Kjo lutje është thjesht një mënyrë për t’i shprehur Zotit besimin që keni tek Ai dhe për ta falenderuar Atë që siguroi që për faljen tuaj.

“Zot, e di që kam mëkatuar kundër teje dhe e meritoj të ndëshkohem. Por Jezus Krishti mori ndëshkimin që unë meritoja, që nëpërmjet besimit tek Ai unë të mund të isha e falur. Unë largohem nga mëkati im dhe të besoj Ty për shpëtimin tim. Faleminderit për mëshirën tënde të mrekullueshme dhe për faljen! Amen!”

A keni marrë një vendim në lidhje me Krishtin prej asaj që lexuat këtu? Nëse po, ju lutem klikoni poshtë tek butoni “Kam pranuar Krishtin sot.”



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip



Si mund të marr faljen e Zotit?