A është Jezusi e vetmja rrugë për në Qiell?




Pyetje: A është Jezusi e vetmja rrugë për në Qiell?

Përgjigje:
“Jam njeri i mirë në përgjithësi, prandaj do shkoj në qiell.” “ Epo, bëj edhe gjëra të këqjia ndonjëherë, por më tepër bëj gjëra të mira, prandaj do shkoj në qiell.” “Zoti nuk do të më dërgojë në ferr vetëm sepse nuk jetoj sipas Biblës. Kohët kanë ndryshuar!” “Vetëm të këqijtë, ata që dhunojnë fëmijët ose vrasësit, shkojnë në ferr.”

Këto janë disa arsyetime të zakonshme mes njerëzve, por e vërteta ështe se ato janë të gjitha gënjeshtra. Satani, mbreti i kësaj bote, mbjell mendime të tilla në mendjet e tyre. Ai dhe kushdo që ndjek rrugët e tij, është armiku i Zotit (1Pjet 5:8). Satani gjithmonë vendos një maskë të mirë (2Kosintasve 11:14), por ai ka kontroll mbi të gjitha mendjet që nuk i përkasin Zotit. “... të cilëve perëndia i këtij shekulli ua verboi mendjet e atyre që nuk besojnë, që drita e ungjillit të lavdisë së Krishtit, që është shëmbëllimi i Perëndisë, të mos ndriçojë tek ata” (2Korintasve 4:4).

Është një gënjeshtër të besosh se Zoti nuk i vë re mëkatet e vogla dhe se ferri është për “të liqtë”. Çdo mëkat na ndan nga Perëndia, edhe një “gënjeshter e bardhë”. Të gjithë janë mëkatarë dhe askush nuk është aq i mirë sa të shkojë në qiell me forcat e veta (Romakëve 3:23). Në qiell nuk mund të shkojmë me anë të veprave të mira sepse kështu do të humbisnim të gjithë. “Dhe, po të jetë prej hirit, nuk është më prej veprash, përndryshe hiri nuk do të ishte më hir, përndryshe vepra nuk do të ishte më vepër” (Romakëve 11:6). Ne nuk mund të bëjmë asnjë vepër të mirë për ta merituar qiellin (Titit 3:5).

“Hyni nga dera e ngushtë, sepse e gjerë është dera dhe e hapur është udha që të çon në shkatërrim, dhe shumë janë ata që hyjnë nëpër të (Mateu 7:13). Edhe pse të gjithë janë duke bërë një jetë plot mëkate dhe besimi tek Zoti nuk është aq i përhapur, Zoti nuk ka për ta pranuar këtë si justifikim. “... në të cilat keni ecur dikur, sipas ecjes së kësaj bote, sipas prijësit të pushtetit të erës, sipas frymës që vepron tani në bijtë e mosbindjes.” (Efesianëve 2:2)

Kur Zoti krijoi botën, ajo ishte e përsosur. Gjithçka ishte e mirë. Më pas Ai krijoi Adamin dhe Evën dhe u dha atyre vullnet të lirë, që ata të kishin mundësi zgjedhjeje, ta ndiqnin dhe t’i besonin Zotit ose jo. Por Adami dhe Eva, njerëzit e parë që krijoi Zoti, u tunduan nga Satani për të mos i’u bindur Zotit dhe kështu mëkatuan. Kjo gjë i ndau ata (dhe të gjithë ata që erdhën pas tyre, përfshirë ne) nga mundësia për të pasur një marrëdhënie të ngushtë me Perëndinë. Ai është i përsosur dhe nuk mund të jetojë në mëkat. Prandaj Perëndia hapi një rrugë që ne të kishim mundësi të bashkoheshim me Të në qiell. “Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme” (Gjoni 3:16). “Sepse paga e mëkatit është vdekja, por dhuntia e Perëndisë është jeta e përjetshme në Jezu Krishtin, Zotin tonë” (Romakëve 6:23). Jezusi u lind në këtë botë që të na mësonte rrugën dhe të vdiste për mëkatet tona që ne të mos vdisnim. Tre ditë pas vdekjes Ai u ngrit nga varri (Romakëve 4:25), duhe u bërë fitimtar mbi vdekjen. Ai u bë urë lidhëse ndërmjet Zotit dhe njeriut që ne të kemi një marrëdhënie personale me Të vetëm nëse besojmë.

“Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar” (Gjoni 17:3). Shumë njerëz besojnë në Zot, edhe Satani beson. Por për të marrë shpëtimin, ne duhet të kthehemi tek Zoti, të ndërtojmë një marrëdhënie, të largohemi nga mëkati dhe ta ndjekim atë. Ne duhet të besojmë tek Jezusi me gjithçka që kemi dhe në gjithçka që bëjmë. “... madje drejtësia e Perëndisë nëpërmjet besimit në Jezu Krishtin për të gjithë e mbi të gjithë ata që besojnë, sepse nuk ka dallim” (Romakëve 3:22). Bibla na mëson se nuk ka rrugë tjetër shpëtimi veçse nëpërmjet Krishtit. Jezusi thotë tek Gjoni 14:6: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta; askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje”.

Jezusi është e vetmja rrugë për shpëtim sepse Ai është i vetmi që mund të paguajë pagën për mëkatin tonë (Romakëve 6:23). Asnjë fe tjetër nuk flet mbi rëndësinë ose seriozitetin dhe pasojat e mëkatit. Asnjë fe tjetër nuk ofron pagesën e plotë të mëkateve që vetëm Jezus Krishi mund ta sigurojë. Asnjë “themelues feje” nuk ka qënë Zoti i bërë njeri (Gjoni 1:1,14) – mënyra e vetme për të shlyer një borxh të pafund. Jezusi duhej të ishte Zot në mënyrë që të mund të paguante borxhin tonë. Jezusi duhej të ishte njeri që të mund të vdiste. Shpëtimi është i mundshëm vetëm nëpërmjet besimit në Jezus Krishtin! “Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi'' (Veprt 4:12).

A keni marrë një vendim në lidhje me Krishtin prej asaj që lexuat këtu? Nëse po, ju lutem klikoni poshtë tek butoni “Kam pranuar Krishtin sot.”



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip



A është Jezusi e vetmja rrugë për në Qiell?