A duhet të Krishterët t’i binden ligjit të Testamentit të Vjetër?




Pyetje: A duhet të Krishterët t’i binden ligjit të Testamentit të Vjetër?

Përgjigje:
Çelësi për ta kuptuar këtë çështje është të dish se ligji i Testamentit të Vjetër i është dhënë kombit të Izraelit dhe jo të Krishterëve. Disa nga ligjet kishin për qëllim t’i mësonin Izraelitët se si mund t’i bindeshin dhe ta kënaqnin Zotin (Dhjetë Urdhëresat për shembull), disa prej tyre kishin për qëllim t’u tregonin atyre se si mund ta adhuronin Zotin (sistemi i sakrificave) ndërsa disa të tjera ishin thjesht për t’i dalluar Izraelitët nga kombet e tjera (rregullat për ushqimet dhe veshjen). Asnjë nga ligjet e Testamentit të Vjetër nuk vlen për ne sot. Kur Jezusi vdiq në kryq, Ai i dha fund fuqisë së ligjit të Testamentit të Vjetër (Romakëve 10:4; Galatasve 3:23-25; Efesianëve 2:15).

Në vend të ligjit të Testamentit të Vjetër, ne jemi nën ligjin e Krishtit (Galatasve 6:2) i cili thotë: "Duaje Zotin, Perëndinë tënde me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd dhe me gjithë mendjen tënde". Ky është urdhërimi i parë dhe i madhi. Dhe i dyti, i ngjashëm me këtë, është: "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten". Nga këto dy urdhërime varet i tërë ligji dhe profetët'' (Mateu 22:37-40). Nëse i zbatojmë këto dy ligje, jemi duke përmbushur gjithçka që Krishti do që ne të bëjmë, “Sepse kjo është dashuria e Perëndisë: që ne të zbatojmë urdhërimet e tij; dhe urdhërimet e tij nuk janë të rënda” (1Gjonit 5:3). Nga ana teknike, Dhjetë Urdhëresat nuk janë as të pranueshme për të Krishterët. Megjithate, 9 nga Dhjetë Urdhëresat janë përsëritur në Testamentin e Ri (të gjitha përveç urdhëresës për të respektuar ditën e Shabatit). Padyshim që nëse e duam Perëndinë nuk do të jemi duke adhuruar zotër të tjerë ose idhuj. Nëse i duam fqinjët tanë, nuk do të jemi duke i vrarë, duke i gënjyer, duke kryer tradhëti bashkëshortore kunër tyre, ose duke pasur zili atë që ju përket atyre. Kështu pra, ne nuk jemi nën asnjërin prej ligjeve të Testamentit të Vjetër. Ne duhet të duam Perëndinë dhe fqinjët tanë. Nëse i zbatojmë këto dy gjëra në mënyrë besnike, gjithçka tjetër është në rregull.



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip



A duhet të Krishterët t’i binden ligjit të Testamentit të Vjetër?