settings icon
share icon
Pyetje

Çfarë do të thotë të jesh i Krishterë i rilindur?

Përgjigjia


Çfarë do të thotë të jesh i Krishterë i rilindur? Përgjigja klasike nga Bibla që i përgjigjet kësaj pyetje gjendet tek Gjoni 3:1-21. Zoti Jezus Krisht është duke biseduar me Nikodemin, një Farise i rëndësishëm dhe anëtar i Sinedrit (një drejtues i çifutëve). Nikodemi e vizitoi Jezusin në mbrëmje. Ai kishe disa pyetje për Jezusin.

Ndërsa Jezusi fliste me Nikodemin, Ai i tha atj: “...Në të vërtetë, në të vërtete po të them që nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë''. Nikodemi i tha: “Po si mund të lindë njeriu kur është plak? A mund të hyjë ai për së dyti në barkun e nënës së vet dhe të lindë?''. Jezusi u përgjigj: “Në të vërtetë, në të vërtetë po të them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga Fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë. Ç'ka lindur nga mishi është mish; por ç'ka lindur nga Fryma është frymë. Mos u mrekullo që të thashë: "Duhet të lindni përsëri".

Fraza “i rilindur” fjalë për fjalë do të thotë “i lindur prej së larti.” Nikodemi kishte një nevojë reale. Ai kishte nevoje për një ndryshim të zemrës, një transformim shpirtëror. Lindja e re, të qenit i rilindur, është një vepër nga Perëndia me anë të së cilës një besimtar merr jetën e përjetshme (2 Korintasve 5:17; Titit 3:5; 1 Pjetrit 1:3; 1 Gjonit 2:29; 3:9; 4:7; 5:1-4, 18).

Pyetja logjike që na lind është: “Pse është e nevojshme që një njeri të rilindë?” Apostulli Pal tek Efesianëve 2:1 thotë: “Ai ju dha jetë edhe juve, që ishit të vdekur në faje dhe në mëkate...” Romakëve, tek Romakëve 3:23, Apostulli u shkroi: “sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë”.

Si është e mundur që të ndodhë kjo? Tek Efesianëve 2:8,9 thuhet: “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë, jo nga vepra, që të mos mburret askush”. Kur një person “shpëtohet”, ai/ajo është i rilindur, i ripërtërirë nga ana frymore dhe tashmë është një fëmijë i Perëndisë me të drejtën e lindjes së re. Të besosh në Jezus Krishtin, Të Vetmin që pagoi dënimin e mëkatit kur vdiq në kryq, është kuptimi i vërtetë i të qenit “i rilindur” nga ana frymore. “Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re... (2Corintasve 5:17a).

Nëse ju asnjëherë nuk keni besuar në Zotin Jezus Krisht si Shpërtimtarin tuaj, a do ta konsideroni shtysën e Frymës së Shenjtë ndërsa Ai i flet zemrës suaj? Ju keni nevojë të rilindni. A do të bësh lutjen e pendesës në mënyrë që të bëhesh një krijesë e re në Krishtin sot? “por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij, të cilët nuk janë lindur nga gjaku, as nga vullneti i mishit, as nga vullneti i burrit, por janë lindur nga Perëndia (Gjoni 1:12-13).

Nëse doni të pranoni Jezus Krishtin si Shpëtimtarin tuaj dhe të rilindni, kjo është një lutje e thjeshtë. Mos harroni, kjo apo ajo lloj lutje nuk ju shpëton. Vetëm besimi juaj tek Krishti mund t’ju shpëtojë nga mëkati. Kjo lutje është thjesht një mënyrë për t’i shprehur Zotit besimin që keni tek Ai dhe për ta falenderuar Atë që siguroi për shpëtimin tuaj. “ Zot, e di që kam mëkatuar kundër teje dhe e meritoj të ndëshkohem. Por Jezus Krishti mori ndëshkimin që unë meritoja, që nëpërmjet besimit tek Ai unë të mund të isha i/e falur. Unë largohem nga mëkati im dhe të besoj Ty për shpëtimin tim. Faleminderit për mëshirën tënde të mrekullueshme dhe për faljen – dhuratën e jetës së përjetshme! Amen!”

A keni marrë një vendim në lidhje me Krishtin prej asaj që lexuat këtu? Nëse po, ju lutem klikoni poshtë tek butoni “Kam pranuar Krishtin sot.”

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

Çfarë do të thotë të jesh i Krishterë i rilindur?
© Copyright Got Questions Ministries