settings icon
share icon
Pyetje

A adhurojnë të Krishterët dhe Myslimanët të njëjtin Perëndi?

Përgjigjia


Përgjigja për këtë pyetje varet nga kuptimi që mund t’i japim frazës “ i njëjti Perëndi”. Nuk mund të mohoet fakti se Myslimanët dhe të Krishterët kanë shumë pikpaje të njëjta në lidhje me Perëndinë. Të dyja palët e shohin Perëndinë si një Perëndi absolutisht sovran, të gjithëpushtetshëm, të gjithëditshëm, të kudondodhshëm, të shënjtë, të drejtë dhe të paanë. Edhe Islami edhe Krishtërimi besojnë në një Perëndi i cili është Krijuesi i gjithçkaje dhe i universit. Në këtë këndvështrim mund të themi se të Krishterët dhe Myslimanët adhurojnë të njëjtin Perëndi.

Në të njëjtën kohë, ekzistojnë edhe ndryshime të rëndësishme në pikpamjen që të Krishterët dhe Myslimanët kanë për Perëndinë. Ndërsa pikpamja e Myslimanëve në lidhje me Allahun është se Ai i përmban atributet e dashurisë, mëshirës dhe hirit; Allahu nuk i shfaq këto atribute në të njëjtën mënyrë si Perëndia i të Krishterëve. Në fakt, ndyshimi më i rëndësishëm në pikpamjen e Myslimanëve dhe të Krishterëve për Perëndinë, është koncepti i mishërimit. Të Krishterët besojnë se Perëndia u bë një qenie njerëzore në Personin e Jezus Krishtit. Myslimanët besojnë se ky koncept është një blasfemi e pastër. Myslimanët nuk mund ta besojnë kurrë idenë se Allahu do të bëhej njeri që të mund të vdiste për mëkatet e botës. Besimi në mishërimin e Perëndisë dhe në Personin e Jezus Krishtit është absolutisht thelbësor për të kuptuarit e Krishter të Perëndisë. Perëndia u bë qenie njerëzore në mënyrë që të mund të identifikohej me ne dhe ç‘është më e rëndësishmja, që të mund të siguronte shpëtimin, faljen e mëkateve.

A adhurojnë pra të njëjtin Perëndi të Krishterët dhe Myslimanët? Po dhe jo. Ndoshta një pyetje më e mirë do të ishte: “ A kanë bashkë, të Krishterët dhe Myslimanët një ide korrekte se si është Perëndia?” Për ketë përgjigja është një jo e prerë. Ka disa ndryshime kyçe ndërmjet konceptit që të Krishterët dhe Myslimanët kanë për Perëndinë. Të dyja këto besime nuk mund të jenë të drejta. Ne besojmë se Krishtërimi ka konceptin e drejtë për Perëndinë sepse nuk mund të ketë shpëtim derisa paga e mëkatit të jetë paguar. Vetëm Perëndia mund ta paguante një çmim të tillë. Vetëm duke u bërë një qenie njerëzore Perëndia mund të vdiste në vendin tonë, duke paguar pagën për mëkatet tona (Romakëve 5:8; 2 Korintasve 5:21).

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

A adhurojnë të Krishterët dhe Myslimanët të njëjtin Perëndi?
© Copyright Got Questions Ministries