Pyetje
Si te jem ne rregull me Perëndinë?
Përgjigjia
Në mënyrë që të jemi “në rregull” me Perëndinë, së pari duhet të kuptojmë se çfarë “nuk shkon”. Përgjigja është mëkati. “Të gjithë kanë devijuar, janë korruptuar; asnjeri nuk bën të mirën, as edhe një” (Psalmi 14:3). Ne të gjithë endeshim si dele; secili prej nesh ndiqte rrugën e vet, dhe Zoti bëri që të bjerë mbi të paudhësia e ne të gjithëve. (Isaia 53:6).
Lajmi i keq është se paga e mëkatit është vdekja. “Shpirti që mëkaton ka për të vdekur” (Ezekieli 18:4). Lajmi i mirë është se një Zot i dashur ka qenë gjithmonë me ne për të na shpëtuar. Jezusi e ka bërër të njohur qëllimin e Tij: “të kërkojë dhe të shpëtojë atë që kishte humbur'' (Luka 19:10) dhe ai shpalli përmbushjen e qëllimit të Tij kur Ai vdiq në kryq, me fjalët, “U krye!" (Gjoni 19:30).
Fillesa e një marrëdhënie të drejtë me Perëndinë është njohja e mëkatit. Hapi tjetër është rrëfimi me përulësi i mëkatit para Zotit (Isaia 57:15) dhe vendosmëria për ta braktisur mëkatin. “Me gojë bëhet rrëfim për shpëtim” (Romakëve 10:10).
Ky hap pendese duhet të shoqërohet me besim. Në mënyë specifike, me besimin se sakrifica e vdekjes dhe mrekullia e ringjalljes e bëjnë Atë të denjë për të qenë Shpëtimtari juaj. “sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh” (Romakëve 10:9). Shumë pasazhe të tjera flasin për domosdoshmërinë e besimit, si: Gjoni 20:27; Veprat e Apostujve 16:31; Galatasve 2:16; 3:11, 26 dhe Efesianëve 2:8.
Të qenit në rregull me Perëndinë është përgjigja juaj ndaj asaj që Zoti ka bërë për ju. Ai dërgoi Shpëtimtarin, Ai siguroi sakrificën për të shlyer mëkatin tuaj (Gjoni 1:29) dhe Ai ju bën një premtim: “Dhe do të ndodhë që kush ta ketë thirrur emrin e Zotit, do të shpëtohet" (Veprat 2:21).
Një ilustrim i bukur i pendesës dhe faljes është parabola e djalit plangprishës (Luka 15:11-32). Biri më i ri e shpenzoi gjithë pasurinë e të atit duke kryer mëkate të turpshme (vargu 13). Kur ai e kuptoi se kishte gabuar vendosi të kthehej në shtëpi (vargu 18). Ai mendoi se nuk do të konsiderohej më si bir (vargu 19), por e kishte gabim. Ati e deshi rebelin e kthyer me shume se kurrë ndonjëherë (vargu 20). Gjithçka i ishte falur dhe një festë e madhe u organizua (vargu 24).
Zoti i mban gjithmonë premtimet e Tij, bashkë me premtimin e faljes. “Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërmuar” (Psalmi 34:18).
Nëse dëshironi të jeni në rregull me Perëndinë, kjo është një lutje shembull. Kjo apo ajo lloj lutje nuk ju shpëton. Vetëm besimi juaj tek Krishti mund t’ju sigurojë faljen e mëkateve. Kjo lutje është thjesht një mënyrë për t’i shprehur Zotit besimin që keni tek Ai dhe për ta falenderuar Atë që siguroi që për faljen tuaj. “ Zot, e di që kam mëkatuar kundër teje dhe e meritoj të ndëshkohem. Por Jezus Krishti mori ndëshkimin që unë meritoja, që nëpërmjet besimit tek Ai unë të mund të jem i falur. Unë largohem nga mëkati im dhe të besoj Ty për shpëtimin tim. Faleminderit për mëshirën tënde të mrekullueshme dhe për faljen! Amen!”
A keni marrë një vendim në lidhje me Krishtin prej asaj që lexuat këtu? Nëse po, ju lutem klikoni poshtë tek butoni “Kam pranuar Krishtin sot.”
English
Si te jem ne rregull me Perëndinë?