settings icon
share icon
Pyetje

Çfarë thotë Bibla në lidhje me seksin para martesës?

Përgjigjia


Sëbashku me të gjitha format e imoralitetit seksual, seksi para marteses është dënuar shpesh herë në Shkrime (Veprat 15:20; Romakëve 1:29; 1 Korintasve 5:1; 6:13, 18; 7:2; 10:8; 2 Korintasve 12:21; Galatasve 5:19; Efesianëve 5:3; Kolosianëve 3:5; 1 Thesalonikasve 4:3; Juda 7). Bibla na mëson të jemi të ndarë nga dëshira të tilla. Seksi para martesës është po aq gabim sa edhe kurorëshkelja dhe format e tjera të imoralitetit seksual, sepse ato të gjitha nënkuptojnë kryerjen e mardhënies seksuale me një person që nuk është bashkëshorti / bashkëshortja juaj. Seksi ndërmjet një burri dhe një gruaje kur ata janë të martuar, është e vetmja formë e marrëdhënies seksuale të cilën Perëndia e aprovon.

Seksi para martese është bërë diçka e zakonshme për shumë arsye. Shumë shpesh ne përqëndrohemi tek aspekti agrëtues i seksit duke harruar aspektin riprodhues të tij. Po, seksi të sjell kënaqësi, Perëndia e krijoi të jetë kështu. Ai dëshiron që meshkujt dhe femrat të kënaqen me aktivitetin seksual (brenda kufijve te martesës). Megjithatë qëllimi kryesor i seksit nuk është kënaqësia, por riprodhimi. Perëndia nuk e përjashton seksin përpara martesës që të na privojë nga kënaqësia, por që të na mbrojë ne nga shtatzanitë e padëshiruara dhe fëmijët e lindur nga prindër që nuk i duan këta të fundit, ose që nuk janë të përgatitur për të pasur fëmijë. Imagjinoni se sa vend i mirë do të ishte bota jonë nëse njerëzit do të ndiqnin modelin e Perënidsë në lidhje me seksin: do të kishte më pak semundje seksualisht të transmetueshme, më pak nëna të vetmuara, më pak shtatzani të padëshiruara, më pak aborte, etj. Vetëpërmbajtja është politika e vetme e Perëndisë në lidhje me seksin para martesës. Është diçka që shpëton jetë, mbron bebe, i jep marrëdhënies seksuale vlerën e duhur dhe mbi të gjitha, e nderon Perënidnë.

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

Çfarë thotë Bibla në lidhje me seksin para martesës?
© Copyright Got Questions Ministries