settings icon
share icon
Pyetje

A jem të shpëtuar vetëm me anë të besimit apo me anë të besimit dhe të veprave?

Përgjigjia


Kjo është ndoshta pyetja më e rëndësishme në gjithë teologjinë e Krishterë. Kjo pyetje është shkaktarja e Reformimit – ndarja ndërmjet kishës Protestante dhe asaj Katolike. Kjo pyetje është ndryshimi kryesor ndërmjet Krishtërimit Biblik dhe shumicën prej kulteve “të Krishtera”. A ka shpëtim vetëm me anë të besimit apo me anë të besimit dhe të veprave? A jam i shpëtuar vetëm duke besuar tek Jezusi, apo duhet që edhe të besoj tek Jezusi, edhe të bëj disa gjëra të tjera?

Pyetja në lidhje me besimin dhe besimin plus veprat, është bërë e vështirë nga disa pasazhe Biblike që janë të vështira për t’u “prtypur”. Krahasoni Romakëve 3:28, 5:1 dhe Galatasve 3:24 me Jakobi 2:24. Disa shohin një ndryshim ndërmjet Palit (shpëtimi sigurohet vetëm me anë të besimit) dhe Jakobit (shpëtimi sigurohet me anë të besimit dhe veprave). Në të vërtetë Pali dhe Jakobi nuk ishin fare duke e kundërshtuar njëri-tjetrin. E vetmja pikë diskutimi, thonë disa, është marrëdhënia ndërmjet besimit dhe veprave. Pali në mënyrë dogmatike thotë se shfajësimi bëhet vetëm me anë të besimit (Efesianëve 2:8-9) ndërsa Jakobi duket se thotë që shfajësimi bëhet me anë të besimit dhe të veprave. Ky problem në dukje, mund të sqarohet duke shqyrtuar se për çfarë është duke folur Jakobi. Jakobi po e hedh poshtë idenë se një njeri nuk të ketë besim pa prodhuar vepra të mira (Jakobi 2:17-18). Jakobi po nxjerr në pah faktin se beimi i vërtetë në Krishtin do të japë si rezultat një jetë të ndryshuar dhe vepra të mira (Jakobi 2:20-26). Jakobi nuk është duke thënë se shfajësimi vjen nëpërmjet besimit dhe veprave, por është duke thënë se nëse një person është shfajësuar me të vërtëtë më anë të besimit, ai do të bëjë vepra të mira në jetë. Nëse një person thotë se është besimtar, por i mungojnë veprat e mira në jetën e tij – atëherë ka të ngjarë që ai njeri të mos ketë një besim të vërtëtë në Krishtin (Jakobi 2:14, 17,20,26).

Pali thotë të njëjtë gjë në shkrimet e tij. Fruti i mirë që besimtarët duhet të kenë në jetët e tyre gjendet tek Galatasve 5:22:23. Menjëherë pasi na ka thënë se ne jemi të shpëtuar ne anë të besimit dhe jo me anë të veprave (Efesianëve 2:8-9), Pani na informon se ne jemi krijuar për të bërë vepra të mira. (Efesianëve 2:10). Pali pret një jetë po aq të ndryshuar sa edhe Jakobi. “Prandaj nëse dikush është në Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja” (2 Corintasve 5:17)! Jakobi dhe Pali nuk e kundërshtojnë njëri-tjetrin në lidhje me doktrinën e shpëtimit. Ata janë duke folur për të njëjtën gjë nga pikpamje të ndryshme. Pali thjesht thekson se shfajësimi bëhet vetëm me anë të besimit ndërsa Jakobi vë theksin mbi faktin se besimi tek Krishti jep si rezultat vepra të mira.

English



Kthehu tek faqja kryesore në Shqip

A jem të shpëtuar vetëm me anë të besimit apo me anë të besimit dhe të veprave?
© Copyright Got Questions Ministries